Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë për protestën e madhe kundër Ramës

14:36, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra shqiptarë të diasporës kanë mbërritur në Tiranë për protestën e madhe kundër Edi Ramës.

Me thirrjet, “Rama jepe dorëheqjen…” qindra automjete më të cilat po udhëtojnë emigrantët kanë hyrë në pikën kufitaret të Muriqanit mëngjesin e ditës së sotme. 

Më pas ata kanë bërë një ndalesë në Lezhë dhe tashmë ata kanë mbërritur në rrugët e kryeqytetit për t’iu bashkuar asaj që po cilësohet si protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë kundër një kryeministri në Shqipëri.

Ndërsa shqiptarët nga të katër anët e vendit dhe diaspora po i bashkohen protestës me një thirrje të vetmë, largimin e kryeministrit, ky i fundit në një monolog të gjatë para deputetëve të tij sot i ka sulmuar dhe cilësuar ata si algortime, dembelë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco