E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, e reja e Partisë Demokratike, Xhulia Xhaka, u shpreh se nuk e imagjinon një lider tjetër në krye të PD-së përveç liderit historik Sali Berisha. Sipas saj, figura e Berishës mbetet motivimi kryesor për të rinjtë demokratë.
“Në radhë të parë, nuk e imagjinoj dot një lider tjetër përveç doktor Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike,” u shpreh Xhaka, duke theksuar se të rinjtë sot përballen me sfida të shumta dhe se PD ka treguar qëndresë dhe guxim në opozitë.
Ajo shtoi se beson se opozitës nuk i mungon asgjë dhe se lidershipi aktual përbën shembull frymëzimi për brezin e ri:
“Çdo puls që i duhet sot të rinjve për t’u ngritur ekziston.”
Xhaka foli edhe për angazhimin e saj në fushatë dhe rolin e rrjeteve sociale, duke theksuar se komunikimi online është kthyer në një mjet të rëndësishëm politik për të rinjtë.
“Jam shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndihem mirë që kam një platformë për të dhënë mesazhe politike të vërteta. U bëj thirrje të rinjve të mos humbin kohë vetëm me scrolling, por të angazhohen dhe të ndërveprojnë me përmbajtje që ka vlerë.”
Ajo theksoi se përdorimi masiv i përmbajtjeve të padobishme po i largon të rinjtë nga angazhimi real dhe nga kanalizimi i energjive drejt çështjeve me rëndësi shoqërore e politike.
Xhaka:
Në radhë të parë nuk e imagjinoj dot një lider tjetër përveç doktor Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike/
Rinia sot duhet të jetë shumë e motivuar nga kryetari i Partisë Demokratike për arsye sepse vetë jeta është shumë e vështirë sot, vetë jeta e të rinjve sot është shumë e vështirë, përditshmëria dhe u duhet të përballen me lloj-lloj sfidash ku duhet qëndresë dhe guxim, të cilën Partia Demokratike bashkë me demokratët e saj dhe me në krye liderin e opozitës, doktor Sali Berishën, e ka demonstruar më së miri dhe është shembulli më i mirë dhe prandaj ju referova pak më parë, që nuk do të ndryshoja asnjë gjë sepse ekziston, ekziston domethënë çdo puls që i duhet sot të rinjve për t'u ngritur.
Patjetër që ndoshta po ta studioja, normal që do të kisha, do t'i shtoja dy-tre gjëra brenda autenticitetit tim, por mendoj që sot nuk mungon asgjë nga opozita.
Ppjesa e fushatës ishte shumë e bukur për mua dhe ishte eksperiencë fantastike dhe unë e kam vazhduar në rrjetet sociale komunikimin me të rinjtë dhe jam shumë aktive, sigurisht në stilin tim, dhe ndihem shumë mirë sepse kam, kam një platformë ku unë kam mundësi që të jap mesazhe politike të vërteta, ashtu siç në fakt të gjithë të rinjtë duhet ta bëjnë këtë gjë, ku duhet të veprojnë me statuse dhe të jenë edhe pjesë e angazhimeve politike, ku u bëj thirrje të gjithë të rinjve sot, që të kenë mundës të ndërveprojnë në rrjetet sociale sidomos, mos të kalojmë kohën vetëm me scrolling dhe të shikojmë vetëm video që në fakt nuk na duhet, se dhe kjo na ka prishur punë shumë.
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe mungesa e informacionit domethënë, dhe kjo pjesa masive e informacionit që është i padobishëm, i ka larguar dhe të rinjtë tek pjesa që të jenë, të dinë të kanalizojnë energjinë e tyre ku duhet.
© SYRI.net