SYRI TV/ Berisha: Balluku me moton ‘do t’ju marr me vete’ lemeriti kupolën e mafies shtetërore

15:14, 07/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po merr në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku, për shkak se ajo e ka kërcënuar, duke përdorur mesazhe dhe video që implikojnë shefin e qeverisë në aferën e tunelit të Llogarasë. Përmes një reagimi në FB, lideri i opozitës u shpreh se për shkak të presioneve të Ballukut, Rama po bën betejë institucionale në Gjykatën Kushtetuese.

Syri TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar mbrojtjen që kryeministri Edi Rama po i bën Belinda Ballukut si pasojë të presionit që zëvendëskryeministrja po i bën shefit të saj, për shkak të aferave të përbashkëta korruptive. Në një reagim të postuar në FB, të titulluar: “Më mirë e penduara e Sovranit se e penduara e Dumanit,” Berisha shkruan se Balluku ka kërcënuar Ramën dhe gjithë kupolën shtetërore se do t’i marrë me vete, në rast se ata nuk e mbrojnë.

Berisha foli edhe për prapaskenat e takimit 7-orësh të zhvilluar në Kryeministri mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi GJKKO e pezulloi nga detyra. Lideri i opozitës thotë se fillimisht Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen, ndërsa në kundërpërgjigje, Balluku e ka kërcënuar me mesazhe dhe video që implikojnë shefin e qeverisë në aferën e tunelit të Llogarasë.

Sipas kreut demokrat, këto janë arsyet pse kryeministri po zhvillon një betejë institucionale dhe po i bën presione Gjykatës Kushtetuese, duke u kthyer në avokatin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Reagimi i liderit të opozitës erdhi pasi kryeministri Edi Rama, gjatë podcast-it të tij, mori në mbrojtje Belinda Ballukun, duke i diktuar Gjykatës Kushtetuese rikthimin e saj në detyrë, pas pezullimit në GJKKO, pas akuzave për shkelje të barazisë në të paktën dy tendera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco