Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Joseph në Syri TV: SHBA e shqetësuar për reformën në drejtësi dhe arrestimin e liderëve të opozitës

22:43, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Pak ditë pas dëshmisë së tij në Kongresin amerikan, eksperti i njohur amerikan Eduart Joseph deklaroi në një intervistë ekskluzive për Syri TV se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për arrestimin e figurave kryesore të opozitës në kontekstin zgjedhor. Ai foli për problemet e shfaqura pas miratimit të reformës në drejtësi ku theksoi se stoku i çështjeve u mohon qytetarëve një proces të drejtë ligjor. Joseph tha se krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri dhe rajon janë problem madhor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se në Shqipëri shteti i së drejtës është në pikëpyetje.
 
SYRI TV
 
Eksperti i njohur amerikan Eduart Joseph ka rikonfirmuar deklaratat e tij të forta për Shqipërinë para Komitetit për Politikën e Jashtme në Kongresin amerikan. Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, Joseph tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për problemet e shfaqura pas miratimit të reformës në drejtësi, që nga stoku i çështjeve të cilat u mohojnë qytetarëve të drejtën e një procesi të drejtë ligjor e deri te arrestimet e figurave qendrore të opozitës në kontekstin zgjedhor.
 
Joseph u ndal edhe te çështja e rënies së pluralizmit politik në Shqipëri ku theksoi se qeveria duhet të japë llogari dhe të mbahet përgjegjëse prej opozitës. Ai e cilësoi si shumë profesional raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit i cili evidentoi se gara nuk ishte e barabartë mes palëve dhe një sërë shkeljesh të tjera, dhe identifikoi ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco