Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar në mënyrë të hapur grabitjen e tokave të fermerëve në zonën e Myzeqesë, duke treguar sesi oligarkë të lidhur me pushtetin po shfrytëzojnë lejet për parqe fotovoltaike për të dëbuar fermerët. Ky është reagimi i tij i plotë:
Reagimi i deputetit Luan Baçi:
Të Martën, datën 2 Dhjetor, denoncova në parlament grabitjen e tokave të fermerëve në Levan dhe në Hamil, bashkia Fier, nga oligarkë të lidhur me pushtetin!
Sot, disa nga këta fermerë, nga fshati Shtyllas, banues të hershëm tashmë në këto zona, të ardhur nga persekucioni i diktaturës, kanë denoncuar në polici zaptimin me anë të grabitjes dhe dokumenteve fallco të tokave të tyre, që i zotërojnë për më shumë se 20 vjet, me dokumentacion të rregullt dhe me pagesa të detyrimeve në mënyrë korrekte!
Individë dhe firma, të lidhura me pushtetarë të kësaj qeverie, të korruptuar deri në palcë, po u grabisin tokat bujqësorë dhe shumë pjellore fermerëve, për t’i kthyer ato në parqe fotovoltaike!
Licencat dhe lejet korruptive, për prodhim energjie me parqet fotovoltaike, janë kthyer në një gangrenë dhe shqetësim madhor për fermerët e Myzeqesë!
Edhe ata pak fermerë që kanë ngelur, nga shpopullimi masiv që ka ndodhur nën qeverisjen e Ramës dhe vazhdojnë të punojnë tokat e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti, po i përzënë forcërisht nga tokat dhe shtëpitë e tyre!
Lubi Balluku dhe shpura e saj e hajdutëve, ka mbushur me licenca dhe me leje të posaçme për parqe fotovoltaike një taborr të tërë me oligarkë të lidhur me vet atë dhe shumë pushtetarë të tjerë, dhe po përzënë të gjithë fermerët e Myzeqesë!
Ngrihuni dhe bjeruni, s’ka rrugë tjetër me këta!
Ne jemi me ju.
© SYRI.net