Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Takimi i PD në Mirditë/ Picaku: Shteti është kthyer në një narko-shtet, qeveria binjakëzim me 313-ën

18:30, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një takim të organizuar në Mirditë, me praninë e figurës historike të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i degës së Mirditës Aleksandër Picaku u shpreh  lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për shndërrimin e vendit në një "narko-shtet". Gjatë fjalës së tij, Picaku theksoi se mazhoranca aktuale e ka deformuar çdo standard demokratik, duke e futur krimin në çdo qelizë të shtetit.

Duke iu drejtuar demokratëve të Mirditës, Picaku deklaroi se "qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën" dhe se ka zhdukur ndarjen e pushteteve. Sipas tij, në këtë realitet të rëndë, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike dhe alternativë reale që qëndron përballë kësaj situate, duke garantuar lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor.

Në fjalën e tij u theksua gjithashtu forca historike e Partisë Demokratike në Mirditë, e cila, ka sjellë fitore të njëpasnjëshme dhe një periudhë të gjatë stabiliteti në zonë. Ai vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe unifikimin e faktorëve politikë dhe shoqërorë si çelësin e suksesit, duke bërë thirrje që fokusi të mbetet tek vlerat bashkuese dhe jo ato përçarëse.

Prania e kreut të PD Sali Berisha u cilësua si një moment i rëndësishëm, i cili sjell me vete "përvojën, këndvështrimin dhe historinë e gjatë" në politikën shqiptare. .

Picaku:

Këto rezultate kanë pasqyruar forcën e Partisë Demokratike dhe aftësinë e saj për vendime të qarta, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e mandatit përfaqësues në qarkun e Lezhës, mandatin e katërt. Ky është një tregues jo vetëm mbështetjes, por dhe i qëndrueshmërisë, i vizionit të përbashkët të cilin demokratët e Mirditës e kanë dëshmuar me vepra dhe me pjesëmarrjen e tyre aktive.

Është e rëndësishme të theksoj se asnjë arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa unifikimin e faktorëve politikë dhe shoqërorë të rrethit të Mirditës. Pikërisht kjo frymë bashkëpunimi ka mundësuar mobilizimin e energjive më të mira, ka kaluar dallimet dhe ka bërë të mundur që fokusi të jetë gjithmonë tek e mira e komunitetit dhe tek vlerat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.

Sot jemi këtu për të vazhduar këtë traditë të komunikimit të hapur, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të vlerësuar rrugëtimin e përbashkët. Prania e doktor profesor Sali Berishës është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse sjell me vete përvojën, këndvështrimin dhe historinë e gjatë të tij në pjesën politike të vendit. Ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit midis nesh.

Të nderuar demokratë, sot kemi përballë një të majtë, që e ka shndërruar shtetin në një narko-shtet, ku krimi ndodhet në çdo qelizë të saj, ku qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën, duke zhdukur ndarjen e pushteteve dhe duke deformuar çdo standard demokratik. Në këtë realitet të rëndë, Partisë Demokratike, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që qëndron përballë kësaj. E vetmja alternativë që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në këtë frymë, dua t'ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, për kontributin, për vlerat e gjithsecilit në ruajtjen e kësaj trashëgimnie dhe për faktin që vazhdoni ta mbani gjallë energjinë dhe dinamizmin që karakterizon Mirditën. Ju falenderoj të gjithëve. Zoti ju ruajtë. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Sali Berisha! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco