Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Takimi i Salianjit në Durrës/ Demokratët refuzojnë analizën, lënë sallën

18:18, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Demokratët e Durrësit kanë pritur në një takim ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji. Pas dëgjimit të fjalës së Ervin Salianjit në takimin informal, demokratët u larguan nga Salla pasi folësi kërkoi largimin e e mediave nga salla dhe vijimin e diskutimeve partiake.

Demokratët e Durrësit kanë pritur në një takim ditën e djeshme, ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji. Të ftuar në këtë takim ishin edhe anëtarë të strukturave të Qarkut të Durrësit, por edhe ish-kandidatë për deputetë. 

Pas fjalës së mbajtur nga ish-deputeti Ervin Salianji, folësi i kërkoi mediave të largoheshin nga salla pasi sipas tij takimi do të vijonte me diskutime partiake, por kjo gjë është refuzuar nga ana e demokratëve, të cilët pasi dëgjuan miqtë nga Tirana, nisën të largohen. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco