Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Lidhjet me kartelin Sinaloa, Neza: SHBA kërkon veprime konkrete, Rama i cilëson të zakonshme takimet me Luftar Hysën

17:55, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për lidhjet e dyshuara të qeverisë së Edi Ramës me kartelin Sinaloa, përmes biznesmenit Luftar Hysa dhe familjes së tij.

Sipas Nezës, administrata amerikane ka përsëritur disa herë shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si qeveria shqiptare trajton organizatat kriminale me bazë në Shqipëri, të përfshira në trafik ndërkombëtar droge.

‘Kjo nuk është hera e parë që SHBA-ja e ka ngritur këtë çështje, ka pasur të paktën tre herë më parë: dy herë përmes ambasadës amerikane në Tiranë dhe një rast tjetër përmes një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit që vizitoi vendin para pak javësh,’ tha Neza.

Gazetari shtoi se qeveria shqiptare nuk ka dhënë deri tani sinjale të qarta se po koordinon aksionet e saj me kërkesat amerikane kundër trafikut të drogës. Ai theksoi rëndësinë e rolit që kanë trafikantët shqiptarë në rrjetet ndërkombëtare të kokainës.

‘Ka një këmbëngulje të administratës amerikane në lidhje me mënyrën se si qeveria e Shqipërisë reagon ndaj organizatave kriminale, të cilat janë të identifikuara si organizata me bazë në Shqipëri ose që janë me, që janë nga Shqipëria dhe kryejnë edhe këtë trafik ose e komandojnë trafikun nga bazat e tyre në Shqipëri.

Nuk është, nuk ka qenë hera e parë përmes telegramit ose urdhërimit të sekretarit amerikan të shtetit, por ka patur të paktën tre raste të tjera, dy përmes ambasadës këtu në Tiranë dhe një rast tjetër përmes një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit që erdhi para pak javësh në Shqipëri, që e kanë theksuar këtë gjë.

Dhe pse e theksojnë në mënyrë të vazhdueshme? E theksojnë sepse nuk shohin asnjë sinjal praktikisht, të paktën të lexueshëm nga publiku, në anën e qeverisë shqiptare për të sinkronizuar ose për të krijuar një harmoni ose një kovalencë me kërkesat amerikane apo me aksionet amerikane kundër trafikut të drogës, duke patur parasysh që vendi i trafikantëve shqiptarë në këtë, në këtë linjë, në trafikun e kokainës është shumë i rëndësishëm.

Po ne kemi dy, dy deklarata të kryeministrit përmes të cilave e ka quajtur një gjë fare të zakonshme, një gjë okazionale, ardhjen ose takimin e tij me ta dhe pastaj edhe nderin që ju ka bërë kryeministri duke ju krijuar mundësinë për të ngritur biznese të të njëjtit lloj siç i kanë në Meksikë apo në Kanada, biznese të cilat në fakt duhej të, minimalja që duhet të kishte bërë qeveria shqiptare do t’i kishte bërë përmes garave dhe jo përmes dhuratave, aq më tepër dhurata te grupe të cilat ka vite që janë të dyshuara si të përfshira në, në trafikun, në trafik të mëdha të drogës dhe të pastrimit të parave’, tha ndër të tjera gazetari Sami Neza në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco