Sërish kreu i Rilindjes ka vijuar me presionin ndaj drejtësisë për çështjen Balluku.
Nuk ka pranuar që të shkojë në parlament për të dhënë shpjegimet e tij për këtë problem por në rrjetet sociale reciton ditë për ditë. Parlamenti nuk i hyn në sy. Aty është zëvendësja e Ballukut, Zegjineja e nuk i ngjan interesante të përballet me deputetët.
Në mesazhin e tij të sotshëm Edi Rama u rrek të bindtëte dëgjuesit se nuk po fliste teorikisht. Por ai foli praktikisht pasi tha se GJKKO ka bërë një ndërhyrje brutale ne kompetencat e qeverisë. Pra pavarësia e sistemit nuk cenohet kur kreu i qeverisë deklarohet kështu?!
Sa më shumë që afrohet data e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut nga Gjykata Kushtetuese, Edi Rama bëhet gjithnjë e me agresiv duke bërë presion mbi drejtësinë.
Na bllokohet marrëveshja për fluturimet me Kanadanë, por edhe ndërtimet e shumta, ngul këmbë ai në rrëfimin tashmë të përditshëm të presionit ndaj GJK.
Heqja e ministrit nuk do e zgjidhte problemin vijon ai. Pasi sipas tij, do krijonte një problem për të nesërmen. Pra Rama mundohet të anashkalojë hallin e madh të tij po ka në qendër të vëmendjes atë të atyre që vijnë me vonë??!!.
Hipokrizia e tij nuk ka kufij. I shpërfytyruar bëri një koment të gjatë, pak më të gjatë se herët e tjera dhe nuk u ndal aspak në revanshin e tij ndaj drejtësisë dhe sistemit që e ka promovuar vetë.
Në vend që të qepë gojën e të presë vendimin e drejtësisë përderisa e ka kërkuar vetë nga GJK shpjegime, ai çirret e stërçirret që të bindë gjyqtarët se pezullimi i një hajduteje është shumë i rëndë.
Dhe me e rënda është se vijon e përsërit të njëjtin refren. Se po i prishet balanca mes pushteteve. Se është shumë i shqetësuar për këtë. Por a është i shqetësuar kur shikon që mikja e tij e afërt Mogherini akoma pa një vendim gjykate për pezullim u largua vetë në detyra e saj. Se po hetohet për mashtrim dhe korrupsion.
Apo se Shqipëria është rast i veçantë dhe shteti shqiptar nuk mundet të mbijetojë pa Ballukun. Sepse Rama që të mos lodhej shumë më deklarata e me ankime në gjykata e sulme të paprecedente ndaj drejtësisë mund ta shkarkonte Ballukun. Kështu nuk i prishej as imazhi. E atë marrëveshjen që qenka lodhur shume për ta kapur për fluturime direkte me Kanadanë ta firmoste direkt ministri tjetër, që prapë Rama do ta caktonte.
Apo ka frikë nga Balluku dhe e kupton se uji që po rrjedh ka kaluar nga porta e Ballukut e po afrohet tek porta e zyrës së tij.
Mesazhi i plotë:
U bë sebep një mik i mirë për të bërë këtë reagim. Ku në një mesazh më shkruan që unë e kuptoj mirë merakun tënd lidhur me pezullimin e ministres, dhe nesër bëhet rrugë dhe i bie që prokurori nesër të heqë kë të dojë nga qeveria, por ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt. Tani ok, mbase nuk është pak e tepërt, ndoshta është shumë. Shembujt që unë sjell, tregojnë se sa e tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk pezull vetë asgjë, por bën që askush të mos marrë vendimin dhe të mos firmosë gjësendi të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit të drejtën ekskluzive dhe të padelegueshme. Pezullimi i ministrit është absurd si vendim sepse është pengesë për zinxhirin e një sërë gjërave që ministri mbulon.
Një nga marrëveshjet që është pezulluar tani është edhe ajo e Kanadasë për fluturimet ajrore, të cilën tani po mundohemi ta zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ia bëjmë, po me lejet e ndërtimit si do ia bëjmë, investimet në energjitë e rinovueshme, në infrastrukturë, të cilat nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar si do ia bëjmë?! Dhe këto janë punë të bllokuara që do të shtihen përditë, prandaj edhe unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk jam këtu për të për mos cenimin e balancës së pushteteve teorikisht, për mos marrjen e një kompetence të kryeministrit nga një gjykatës apo prokuror, teorikisht!
Jo nuk flas teorikisht, dhe nuk jam këtu për të ndërhyrë në punën e prokurorit apo gjykatësit në fjalë dhe nuk merrem me pse se si ata po merren me një dosje të caktuar. Unë po flas për cenimin konkret të ndarjes së pushteteve, në ndërhyrjen konkrete dhe brutale në përbërjen e qeverisë. Për ndarjen e kompetencave.
© SYRI.net