Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Qeveri e turpit e grup i strukturuar kriminal’, Hoti - PS-sĂ«: Po mbroni vjedhjen madhĂ«shtore tĂ« Ballukut!

14:26, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Akuza të rënda ka adresuar në drejtim të qeverisë nga foltorja e Kuvendit, ligjvënësja demokrate, Elda Hoti, duke e cilësuar maxhorancën, si një "qeveri e turpit" dhe një "grup i strukturuar kriminal". Në fjalimin e mbajtur në seancë plenare, Hoti denoncoi një seri skandalesh dhe një diskriminimin e hapur ndaj veriut të vendit, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Në qendër të kritikave u vendos afera e inceneratorëve, e cilësuar si "maja e ajsbergut" me një vlerë prej mbi 400 milionë eurosh, duke vijuar me akuzat ndaj skandaleve të pandërprera që lidhen me zyrtarë të lartë të qeverisë, siç është rasti i ministres Belinda Balluku, për të cilën u përmendën shifra prej 50, 80 dhe 260 milionë eurosh për projekte të ndryshme.

Buxheti i vitit të ardhshëm u kritikua ashpër nga deputetja e PD, si një dëshmi se qeveria nuk i ka sytë te qytetarët, por te "xhepat e saj". Sipas Hotit, ky buxhet tregon qartë një diskriminim ndaj veriut të Shqipërisë.

Ligjvënësja demokrate e përmbylli fjalimin me thirrjen drejtuar qeverisë për të ndryshuar kurs, duke paralajmëruar se çdo anëtar i saj do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë dhe para drejtësisë, "herët apo vonë".

Skandali i inceneratorĂ«ve me mbi 400 milionĂ« euro Ă«shtĂ« vetĂ«m maja e ajsbergut. Pastaj janĂ« skandalet e pafundme tĂ« tĂ« pandehurĂ«s Belinda Balluku. 50 milionĂ« euro kĂ«tu, 80 milionĂ« euro atje, 260 milionĂ« euro pĂ«r njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r e kush e di sa tĂ« tjera qĂ« akoma nuk kanĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ«. ËshtĂ« skandali me fondet e IPARD, tĂ« cilat ju i vodhĂ«t, duke lĂ«nĂ« fermerĂ«t nĂ« mes tĂ« katĂ«r rrugĂ«ve. Dhe tani vjen buxheti i vitit tĂ« ardhshĂ«m, i cili nga fillimi nĂ« fund e tregon qartĂ« se sytĂ« nuk i keni te qytetarĂ«t, por te xhepat tuaj. Dhe duke qenĂ« kĂ«tu, nuk mund tĂ« mos e pĂ«rmend faktin se po e diskriminoni Veriun. KĂ«tĂ« e tregon e bardha mbi tĂ« zezĂ«, buxheti qĂ« keni miratuar nĂ« parim.

 Zero investime për qytetarët e qarkut të Lezhës. Prandaj u përmbytën në dimër dhe u dogjën në verë. Zero projekte për Kurbinin, zero projekte për Mirditën dhe zero projekte për Lezhën. Po sjell një shembull. Banorët e Mirditës kërkojnë një rrugë jetike për zhvillimin. Rrugën që lidh Rrëshenin me Lurën, dhe në krahun tjetër, Rrëshenin me Klosin dhe Burrelin. Ajo rrugë është e shkatërruar, është e pakalueshme. Banorët protestojnë, bizneset ankohen, por kush t'i dëgjojë? S'ka kush i dëgjon, sepse kjo qeveri dëgjon vetëm klientët e saj. Po t'i dëgjonte qytetarët dhe po të funksiononte për qytetarët, Kryeministri nuk do të bëhej avokati i hajdutërisë të të pandehurës Belinda Balluku dhe ju nuk do të ktheheshit në noterë të akteve korruptive.

Por kjo është një qeveri që bën biznes me pushtetin, një qeveri që ka shitur dhe vazhdon të shesë çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.  Në Kurbin rrugët e shkatërruara po i asfaltojnë vetë qytetarët, sepse bashkia i ka braktisur. Po ju jap dhe një shembull tjetër. Miniera e Spaçit, pasuria publike, ju ua dhatë kompanive të huaja, të cilat keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë, u mohojnë punën, djersën dhe gjakun. Si u sollët ju me minatorët e Spaçit, të cilët protestuan për të drejtat e tyre? I kërcënuat. Në vend që t'i mbronit, i poshtëruat. Në vend që të ishit në krahun e tyre, ju dolët kundër.

 Dhe i latë në mëshirë të fatit, duke i lënë në mes të katër rrugëve, pa asnjë zgjidhje, siç keni lënë çdo qytetar shqiptar të ndershëm në këtë vend, dhe duke i detyruar të braktisin vendin e tyre. Ky është realiteti. Ju jeni një qeveri turpi, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, ju jeni një grup i strukturuar kriminal. Prandaj, nga kjo foltore, ju bëj një thirrje që të ndryshoni kurs, sepse secili prej jush do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë, secili prej jush do të japë llogari para drejtësisë, qoftë herët apo vonë. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco