Në Kuvend diskutohet ndërprerja e marrëveshjes me fondacionin gjerman Hanns Seidel, pjesë e CSU-së gjermane, që tashmë është pjesë e qeverisjes së bashku me CDU-në.
Nga foltorja e Kuvendit, Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehu shqetësimin për largimin e këtij fondacioni gjerman
“Është një fondacion me një reputacion të madh, që mbron vlerat europiane, vlerat e demokracisë, vlerat e ekonomisë së tregut, që mbron dinjitetin e njeriut. Përfitoj nga rasti për ta falenderuar thellësisht fondacionin në fjalë, Hans Seidel, CSU-në gjermane, CDU-në gjermane, e cila nëpërmjet këtij fondacioni dhe Konrad Adenauer-it, ka qenë pjesë e zhvillimeve demokratike shqiptare duke dhënë një kontribut të shkëlqyer në vendin tonë.
Largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria, krijon në këto momente të vështira për Shqipërinë një boshllëk të madh’ theksoi ai duke shtuar se duhen bërë të gjitha përpjekjet që marrëveshja me fondacionin të mos mbyllet.
Deputeti ftoi deputetët ta rrëzojmë miratim e këtij ligji sot.
T'i kërkojmë qeverisë shqiptare të negociojë seriozisht me këtë fondacion. Sepse ka një status të veçantë. Është një ratifikim në parlament.
Më tej deputeti demokrat shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk po afrohen më por po largohen investitorët e mëdhenj perëndimore dhe kompanitë e mëdha serioze.
Unë do të flas për pikërisht në lidhje me marrëveshjen me fondacionin Hans Zajdel.
E njoh mirë këtë fondacion. Kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me këtë fondacion që në vitin 1992, kur ky fondacion filloi aktivitetin në atë Shqipëri të atëhershme të dalë nga komunizmi me një marrëveshje të ratifikuar nga ky parlament. Gjë e cila e ngre në nivelin e bashkëpunimit me këtë fondacion në stadin më të lartë.
Është një fondacion i shkëlqyer. Është pjesë e CSU-së gjermane, që tashmë është pjesë e qeverisjes së bashku me CDU-në. Është një fondacion me një reputacion të madh, që mbron vlerat europiane, vlerat e demokracisë, vlerat e ekonomisë së tregut, që mbron dinjitetin e njeriut. Përfitoj nga rasti për ta falenderuar thellësisht fondacionin në fjalë, Hans Seidel, CSU-në gjermane, CDU-në gjermane, e cila nëpërmjet këtij fondacioni dhe Konrad Adenauer-it, ka qenë pjesë e zhvillimeve demokratike shqiptare duke dhënë një kontribut të shkëlqyer në vendin tonë.
Ashtu siç duhet të falenderoj Gjermaninë, një mbështetëse e madhe e zhvillimeve demokratike shqiptare, një mbështetëse e pallogaritshme dhe e pazëvendësueshme e proceseve tona të integrimit, e rritjes tonë, kontribuese të madhe financiare në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. E falenderoj absolutisht atë shtet madhor i cili tashmë është lokomotiva e Bashkimit Europian.
Dhe ndjej një keqardhje shumë të madhe sot, jashtëzakonisht të thellë, që ne diskutojmë për të ndërprerë marrëveshjen me këtë fondacion.
Dhe unë gjykoj se këtu, largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria, krijon në këto momente të vështira për Shqipërinë një boshllëk të madh.
Krijon një boshllëk vërtet të madh. Në të gjitha nivelet ku ky fondacion është përfshirë me pozitivitetin e tij, me rolin e tij të madh, në zhvillimet tona, qoftë për demokracinë, qoftë për sundimin e ligjit, që janë pikat e bashkëpunimit me këtë fondacion, qoftë për integrimin europian, ku ne jemi në një moment të pikërisht në udhëkryq, qoftë për qeverisjen lokale, qoftë për krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor dhe mbi të gjitha të sistemit të drejtësisë, për sigurinë dhe mbështetjen që i ka dhënë policisë shqiptare dhe për elementët e sigurisë, për shoqërinë civile në tërësi që ka zhvilluar, punën që ka zhvilluar për të rritur shoqërinë civile, për të shtuar hapësirat e punësimit, për presionet dhe luftën që ka bërë për krijimin këtu të ambienteve që të njerëzit, veçanërisht të rinjtë që kanë emigruar në Gjermani, të gjejnë ambient këtu për t'u rikthyer edhe për të kontribuar për Shqipërinë.
Pra, unë mendoj se hapësirat e mëdhaja dhe puna e këtij fondacioni është shumë e gjerë. Dhe prandaj dhe hapësirat e mëdhaja dhe që do të krijohen, boshllëqet e mëdha që krijohen nga largimi i tij janë shumë të mëdhaja.
Unë mendoj se pikërisht kjo duhet të na bëjë të mendohemi sot.
Duhet të na bëjë të mendohemi pse sot po bie aktiviteti i të tilla institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare në vendin tonë?
Pse është zbehur aktiviteti i Ëestminster Foundation?
Pse fondacioni Konrad Adenauer, i shkëlqyer në bashkëpunimin tonë si dhe Ëestminster Foundation, sot kanë reduktuar shumë aktivitetin e tyre?
Pse ky fondacion i CSU-së largohet sot?
Çfarë po ndodh?
Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë?
Ku është problemi?
Pse pikërisht sot po kemi një braktisje të Shqipërisë nga firmat e mëdha, e kompanitë e mëdhaja? Pse nuk kemi investitorë të vërtetë të mëdhenj në Shqipëri?Nuk kemi investime. Kush janë? Më thoni një emër që nga viti 2013 deri më sot, të një kompanie serioze, të madhe, europiane, apo perëndimore, apo perëndimore, theksoj perëndimore, jo më larg, që investon në Shqipëri?
Kush janë?
Kush janë?
Pse, pse industria farmaceutike e madhe nuk përfaqësohet më në Shqipëri?
Pse është krijuar ky boshllëk i madh në medikamentet e origjinës së sigurt nga largimi i kompanive të mëdhaja?
Nga largimi i qendrave të tyre që kanë pasur në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe transmetimi i tyre në Ohër, në Shkup, në Kroaci apo në Slloveni?
Çfarë po ndodh?
Unë mendoj se diçka nuk funksionon te ne. Diçka e madhe nuk funksionon këtu.
A jemi ne më atraktivë për këto?
Dhe mosqeniet atraktive nuk lidhen me elementë, lidhet me elementë jo thjesht financiarë, duhet të jemi shumë të sinqertë. Lidhet me elementë të rëndësishëm që ta ambientit që krijojmë ne, të zbatimit të direktivave të tyre.
Një firmë farmaceutike nuk do të vjen në Shqipëri kur ti fut fake drugs, sepse ajo ka reputacionin e saj dhe nuk mund të bëjë një ndryshim reputacionin e saj.
Ashtu padyshim dhe me organizma ndërkombëtare serioze, të cilët largohen nga ambientet e dyshimta, sepse nuk duhet të, nuk duan të vënë në dyshim reputacionin e tyre.Pra, unë mendoj se sot jemi në një braktisje. Jemi në një braktisje totale. Të nderuar kolegë, Shqipëria sot po futet në këtë dimër që unë do ta quaj dimri i vetmisë së madhe.
Ky është shkaku, ky është realiteti i vërtetë i këtij dimri që ne kemi. Shqipëria po braktiset nga seriozët.
Për arsye nga më të ndryshmet, për shkaqe nga më të ndryshmet, po po braktiset, kjo është e vërteta. Dhe kjo ne duhet të na bëjë të mendojmë thellë si parlament shqiptar.
Ku jemi? Çfarë po bëjmë?
Dhe pikërisht çdo ndërprerje marrëveshje duhet ta shikojmë me seriozitet, duke kërkuar të gjejmë shkaqet, duke kërkuar të gjejmë, të bëjmë përpjekje madhore për mos ndodhur kjo punë, duke krijuar hapësira, duke krijuar mundësitë këtyre organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, financiare, ekonomike, investituese, politike, sociale, për të vazhduar të qëndrojnë në Shqipëri, se ne kemi nevojë të madhe për këto.
Ne kemi nevojë për Hanns Seidel në Shqipëri.
Kemi nevojë për Ëestminster Foundation në Shqipëri. Kemi nevojë për Konrad Adenauerin në Shqipëri. Kemi nevojë për fondacionin De Gasperi në Shqipëri.
Kemi nevojë të madhe për këta. Dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje që mos ndodhi kjo ndërprerje. Ah, po, jam dakord. Regjimin nuk i intereson. Regjimi do errësirë. Ujku mjegull do, i thonë. Do pikërisht mos pasjen e këtyre organizmave në Shqipëri, në mënyrë që të bëjnë pastaj masakër atje ku bëjnë.
Sepse të gjitha ato mekanizma janë mekanizma dhe kontrolli, janë mekanizma raportuese në qeveritë e tyre, demokratike, shumë të rëndësishme për ne, në Bashkimin Europian.
Janë organizma të cilat edhe kur nuk thonë, e shkruajnë dhe e dërgojnë informacionin dhe atë që ndodh në Shqipëri.
Nuk janë vetëm thjesht këshilluese për ne. Prandaj janë shumë të rëndësishme. Janë dhe gjykuese. Janë dhe informuese. Krijojnë dhe opinionet. Prandaj ky regjim do t'i përzëjë. Ashtu si po përzë shqiptarët. Ashtu si po përzë të rinjtë. Ashtu si kërkon ta kthejë Shqipërinë në 800.000 banorë, siç e tha Pasha dikur, që të sundojë në një, në një copë, dhe pastaj ta mbushi këtu me të ardhur nga, nga çdo vend tjetër, po përveç Europës jo.
Dhe të krijojë në këtë mënyrë një grup skllevërish të cilët nuk do të kenë nevojë, nuk ka nevojë as as të protestojnë, nuk mund të protestojnë, as të votojnë, por vetëm të shfrytëzohen. Dhe kjo është arsyeja dhe ky është problemi i rëndësishëm që ne kemi.
Shiko, kolegë të dashur, unë mendoj që ne duhet ta rrëzojmë këtë miratim të këtij ligji sot. Dhe t'i kërkojmë qeverisë shqiptare të negociojë seriozisht me këtë fondacion. Sepse ka një status të veçantë. Është një ratifikim në parlament.
Të kërkojmë qartësisht që ne të punojmë fort me këtë fondacion kaq të rëndësishëm, europian, jo vetëm gjerman, në mënyrë që ky të gjejë hapësirat dhe mundësitë e rivlerësimit të ndërprerjes së marrëveshjes. Qoftë dhe duke krijuar mundësira bashkëfinancimi. Qoftë dhe duke krijuar mundësira bashkëfinancimi me fondet tona apo me fondet e Bashkimit Europian.
Hajde ta lëvizim këtë gjë. Dhe mos e sjellim një copë letër këtu sot dhe lamë gojën për të denoncuar një marrëveshje të tillë kaq të rëndësishme, me një nga fondacionet kaq të rëndësishme, të cilin unë në fund dua përsëri ta falenderoj, ta falenderoj, ta falenderoj shumë për ndihmën, mbështetjen e madhe, të pallogaritshme që ka dhënë në zhvillimin e demokracisë shqiptare që nga viti '92, si pjesë e Gjermanisë mike, si pjesë e Gjermanisë lokomotivë të Bashkimit Europian, si pjesë e Gjermanisë, një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit demokratik, ekonomik dhe integrues të Shqipërisë.
© SYRI.net