Teksa iu referua terminologjisë së përdorur nga kryeministri Edi Rama, se PS është një bordello, kryetari i PD, Sali Berisha si për të konfirmuar deklaratën e kryesocialistit u kërkoi deputetëve të PS, që të shkojnë në SPAK e të shohin dokumentet.
Berisha iu tha socialistëve se një term të tillë nuk e ka përdorur kurrë për to, duke shtuar se: “Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet, atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”.
Tani do u them një gjë unë ju.
Unë kam thënë shumë gjëra për ju, nuk e mohoj.
Por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama.
Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello.
Unë nuk e kam thënë kurrë dhe nuk e kam atë koncept për socialistët.
Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet.
Atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë.
Kaq kisha!
© SYRI.net