Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Takimi i Salianjit/ Berisha: Ka një agjendë personale, ai është anëtar kryesie dhe nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme

11:25, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me strukturat e degës së PD në Durrës, duke e cilësuar një lëvizje të tillë si një agjendë personale të ish demokratit.

Në interesim të gazetarëve përpara se të hynte në seancën parlamentare këtë të enjte, Berisha tha se Salianji është anëtar kryesie, porse nuk ka shtruar asnjë nga problemet e zonës që i janë ngarkuar për analizë.

Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore.

Ju lutem korrigjojeni.

Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një agjendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf.

Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha.

Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund.

Se çfarë ishte salla, atë e di unë.

I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco