Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'Të hiqet nga rendi i ditës pr/ ligji për Prodhuesit' Bozdo: S'ka transparencë, jepni llogari për 420 mln euro të djegësave

10:51, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD Eno Bozdo denoncoi praktikën e grumbullimit të një numri të madh projektligjesh, rreth 15 ose më shumë, për t’u diskutuar brenda një seance të vetme. Sipas tij, kjo metodë “heq seriozitetin e debatit, zbraz argumentet” dhe e bën të pamundur trajtimin e duhur të çështjeve jetike për vendin.

Ai veçoi projektligjin “për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve”, duke theksuar se kalimi i tij pa një debat të thelluar dhe pa informuar publikun është i papranueshëm.

Ai kujton pr/ligjin lidhur me menaxhimin e mbetjeve, i cili kaloi ditë më parë “me forcën e kartonave”. Ai pyeti me tone të ashpra se ku përfunduan 420 milionë euro të destinuara për tre inceneratorë “që nuk ekzistojnë”.

“Ku avulluan 420 milionë euro dhe kush përfitoi prej tyre?” – ishte pyetja retorike që ai drejtoi në sallën e Kuvendit, duke shtuar se qytetarëve nuk u është dhënë asnjëherë një shpjegim se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre.

Në përfundim, deputeti paraqiti zyrtarisht propozimin për heqjen e projektligjit nga rendi i ditës. 

Në këtë rast mund të kemi 15, ndoshta më shumë. Të gjitha shumë të rëndësishme për sektor jetik të vendit,  për t'u debatuar në një seancë të vetme. Kjo heq edhe seriozitetin e debatit, zbraz dhe argumentat dhe e bën të pamundur çështje shumë të rëndësishme dhe do të marr vetëm një shembull këtu që është projektligji që ju keni futur në rendin e ditës, që është për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, për t'u debatuar siç duhet dhe për të informuar opinionin publik se çfarë pritet prej këtij projektligji.

Ju keni kaluar me forcën e kartonave duke eleminuar çdo debat projektligjin kuadër për menaxhimin e mbetjeve. Tashmë është ligji ë i menaxhimit të integruar të mbetjeve.

 Atë e kaluat dhe nuk u dha asnjë sqarim për shqiptarët se çfarë u bë me 420 milionë euro të tre inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Se çfarë bëhet dhe çfarë u bë me taksat e shqiptarëve me këtë pasuri të pafundme, ku avulluan 420 milionë euro dhe kush përfitoi prej tyre.

Dhe pas 12 vitesh pasi keni ndryshuar 180 gradë strategjinë, u kujtuat më në fund të përmendni direktivat kuadër të Bashkimit Europian dhe riciklimin dhe të gjithë parimet e tjera, të cilët ishin sanksionuar në strategjinë e qeverisë së Partisë Demokratike qysh në vitin 2013, edhe këtë projektligj që është shumë i rëndësishëm për komunitetin e biznesit, për pushtetin qëndror dhe për pushtetin vendor, e keni futur në rend dite dhe kush e di kur i bie radha për t'u diskutuar.

Është absolutisht, e nevojshme që ky projektligj të ridiskutohet dhe të kemi një seancë të tërë për të diskutuar këtë gjë. Sepse pesha mbi pushtetin vendor, mbi komunitetin e biznesit, mbi taksat e familjarëve ka për të qenë shumë e madhe.

Dhe shqiptarët duhet të informohen që të gjithë se çfarë i pret me këtë kuadër të ri rregullator, ju e bëni në emër të përafrimit me BE-në, por ju them që këto të gjitha ligjet me një shpejtësi marramendëse në emër të përafrimit me BE-në, që i gatuan si petullat dhe i serviren çdo seancë.

Këto kanë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë, për ekonominë edhe për shqiptarët vetë. Dhe nuk mundet dot që kuvendi të ecë me këtë ritëm pa marrë parasysh rolin bazë që ka kuvendi, që është transparenca dhe informimi i publikut dhe njoftimi i të gjithë palëve të interesuara se cila është arsyeja e një sipërmarrje, një propozimi ligjor.

Prandaj ju lutem zoti kryetar i kuvendit, hidheni, hidheni propozimin tim për ta hequr nga rendi i ditës projektligjin për përgjegjësinë e zgjeruar të të prodhuesve, sepse historia e mbetjeve, e hajdutërisë 420 milionë euro dhe çfarë e pret biznesin shqiptar dhe kush janë taksat që do rriten për familjarët shqiptarë, meriton një seancë të tërë debati. Faleminderit.

Atëherë meqënëse kemi një propozim nga zoti Bozdo, për ndryshimin e rendit të ditës, për heqjen nga rendi i ditës së një pike, sipas rregullores, ë natyrisht kalohet në votim, por pasi të dëgjojmë një folës pro dhe një folës kundër. Një folës kundër ka? S'ka folës kundër? Kalojmë në, kalojmë në votim të hapur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco