Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

PD kërkoi interpelancë urgjente për çështjen Balluku, mazhoranca nën urdhërat e Ramës, e rrëzon

PD kërkoi interpelancë urgjente për çështjen Balluku, mazhoranca nën urdhërat e Ramës, e rrëzon

10:25, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për çështjen Balluku, por mazhoranca e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Kreu i kuvendit Peleshi tha duke justifikuar vendimin, se çështja është në Gjykatën Kushtetuese.

 Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se Rama duhej të vinte të jepte llogari por ai nuk vjen sepse është mësuar të flasë me veten dhe vetëm në video me veten e nuk do njeri përballë se nga mëngjesi në darkë është mësuar tu thotë shqiptarëve vetëm gënjeshtra.

Rama duhet të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme të mbajë të pandehur një zv/kryeministre. Pse gënjen kur thotë është bllokuar puna e qeverisë. Duhet ë vijë këtu por nuk vjen dot se  është mësuar të flasë me veten dhe vetëm në video me veten e nuk do njeri përballë se nga mëngjesi në darkë është mësuar tu thotë shqiptarëve vetëm gënjeshtra.

Pasi u hodh në votim kërkesa e PD-së u rrëzua me 17 vota pro e 74 vota kundër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco