Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Turizmi/ Seferi: Duhet të krijojmë kushte që çdo shqiptar të pushojë si i huaji

20:56, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Leonard Seferi theksoi në ‘Kush Paguan’ në Syri TV, se zhvillimi i turizmit nuk mund të shihet i shkëputur nga gjendja ekonomike e qytetarëve, pasi mundësia për të eksploruar dhe pushuar varet drejtpërdrejt nga të ardhurat.

Ai solli shembullin e diferencës mes turistëve vendas dhe atyre të huaj, duke nënvizuar se të ardhurat më të larta i japin turistit të huaj më shumë hapësirë për të shijuar ofertat turistike të vendit. Seferi u shpreh se sfida kryesore është krijimi i kushteve optimale për të gjithë qytetarët, në mënyrë që edhe ata të kenë akses të plotë te bukuritë që sot shumë shqiptarë i shohin vetëm në media. Duke u bazuar edhe në përvojën e tij profesionale në pritjen e turistëve shqiptarë jashtë vendit, ai shtoi se pushuesit shqiptarë dinë të shijojnë, të argëtohen dhe të investojnë në përvojën e tyre turistike kur kanë mundësinë ta bëjnë këtë.

Leonard Seferi: Bashkohem me pjesën që jo të gjithë i kanë këto mundësi. Është pjesa që edhe ne e thamë, pra edhe unë e thashë më përpara. Kjo pastaj lidhet sepse e kemi thënë edhe më përpara që turizmi nuk është një disiplinë e vetme e ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë, është një disiplinë e cila ndërthuret ngushtësisht me të ardhurat, me ekonominë, me gjithçka që një vend, pra nëse do të marrim një turist, fjala bie, zviceran dhe një turist shqiptar, cili nga këto të dy i ka mundësitë për të eksploruar më shumë, për të shëtitur, për të dalë më shumë? Patjetër që mbetet turisti zviceran sepse të ardhurat janë më të larta. Dhe në raport me këtë gjë, se çfarë ka të bëjë, se çfarë duhet të bëjmë vetëm në pjesën e turizmit, në radhë të parë vjen mundësia, krijimi i kushteve, i kushteve optimale, minimale, por edhe më të avancuara për të gjithë shtetasit, qytetarët e këtij vendi, për të qenë pjesë e asaj që një pjesë e shikon vetëm nga televizori, ndërsa një pjesë tjetër, një shtresë tjetër e shijon në maksimum.

Unë kam punuar vite më përpara, për një kohë shumë të gjatë, jashtë Shqipërisë, nëpërmjet të cilës, të asaj pune ne prisnim turistët shqiptarë që vinin. Dhe turisti shqiptar, mund ta them me plot bindjen, është ndër më të këndshmit që, që ndër më...ai që e ndan mendjen për të pushuar, është, hyn në modën e pushuesit totalisht, është, dëfrehet, di të...Shpenzon, patjetër, dhe merr pjesë në atë që, që për të cilën ai ka ardhur, e shijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco