Nga Elton Qyno – Syri.net
Teksa autoritet e Drejtësisë Italiane dhe prokurorisë së Posaçme SPAK, kanë rregjistruar 4 dosje penale ndaj grupit të “Pojës”, kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të promovojë emra të afër të Xhevdet Troplinit.
Së fundmi qeveria “Rama 4”, gjatë mbledhjes së sotme përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave vendosi të emërojë Xheni Beqaj, në krye të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit të Shqipërisë.
Xheni Beqaj, është dhëndri i Xhevdet Troplinit që në Durrës njihet si “Poja”. Më parë ai ka punuar si “Kimist” pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit dhe më pas Drejtor i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.
Tashmë qeveria ka menduar të emërojë Xheni Beqaj në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, duke i lënë në dorë 11 zonat bregdetare të vendit.
© SYRI.net