Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Shqipëria nën lupën e Kongresit Amerikan, Kedhi: Kërkohet hetim për paratë e reformës në drejtësi

20:03, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Problemet e brendshme politike të Shqipërisë, nga manipulimi i zgjedhjeve te reforma në drejtësi, janë kthyer në një çështje shqetësuese në arenën ndërkombëtare, duke u bërë objekt diskutimi në Kongresin Amerikan. Gjatë një seance dëgjimore në nënkomisionin për çështjet e jashtme, u ngritën alarme për përdorimin e drejtësisë kundër opozitës dhe mungesën e pluralizmit në vend, duke sinjalizuar një vëmendje të shtuar dhe më kritike nga Uashingtoni.

I ftuar në 'Intervistën e mbrëmjes' në SYRI TV, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikola Kedhi, theksoi se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit ka hyrë në një fazë të re. Ndryshe nga administratat e kaluara, tashmë ka një kërkesë për mbikëqyrje më të fortë të zhvillimeve në vend. Kjo vëmendje e shtuar , sipas Kedhit nuk është më rutinë, por vjen në formën e një hetimi të thelluar mbi çështje kyçe që prekin drejtpërdrejt demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kedhi u shpreh se një ndër pikat më të nxehta të diskutuara ishte reforma në drejtësi, një proces i financuar ndjeshëm nga taksapaguesit amerikanë. Ai shtoi se gjatë seancës, kryetari i nënkomisionit për Evropën, Kongresmeni Kean, theksoi se pas dhjetë vitesh ka ardhur koha për një rishikim të plotë (review) të kësaj reforme. U kërkua informacion i detajuar se si janë përdorur fondet amerikane, duke e vënë theksin te nevoja për llogaridhënie. Kjo lëvizje tregon një shqetësim në rritje në Kongres për rezultatet e reformës dhe impaktin e saj real.

Eksperti tregoi se përveç drejtësisë, në dëgjesë u trajtuan edhe problematika të tjera madhore. U fol për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të fundit, duke iu referuar edhe raportit të OSBE-ODIHR, si dhe për problemin e thelluar me krimin e organizuar dhe kartelet. Në dëshminë e tij, profesori Ed Joseph preku pikërisht këto çështje, duke i paraqitur si kërcënime serioze për stabilitetin e vendit.

Sipas Kedhit, duket se prioritetet e qytetarëve shqiptarë, të cilët prej kohësh ngrenë zërin për këto probleme, tani po përputhen me axhendën e administratës amerikane dhe përfaqësuesve të saj në Kongres. Kjo konvergjencë sinjalizon se Shqipëria do të jetë nën një monitorim më të rreptë ndërkombëtar, ku çështjet e demokracisë dhe llogaridhënies nuk do të jenë më vetëm një debat i brendshëm.

Kedhi:

Po, ndodhem në forumin e përvitshëm që mbahet nga Unioni Ndërkombëtar Demokrat, një nga grupimet, një nga dy grupimet së bashku me CDI-në, një nga dy grupimet më të mëdhaja të forcave të qendrës së djathtë, forcave konservatore, ku bëjnë pjesë padiskutim Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane e Shqipërisë,  Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konservatorët britanikë e të tjerë me radhë. Dhe ka një delegacion të Partisë Demokratike,  një delegacion të Partisë Republikane dhe është një event i përvitshëm. Natyrisht me personalitete të ndryshme ku më duhet të them dhe këtë vit është diskutuar për Shqipërinë me me personalitete të ndryshme të spikatura.

Dhe duhet të jetë, një lajm i mirë thjesht për ta përmbyllur, që Shqipëria ka një zë në arenën ndërkombëtare, si në CDI, si në IDU, në forumet e EPP-së, gjithandej, për problemet që shqetësojnë realisht shqiptarët.

Ka një vëmendje të shtuar për Ballkanin dhe për Shqipërinë natyrisht, por jo në mënyrën si ka qenë deri tani vëmendja. Pra në administratat e kaluara, sidomos ato të majta në Shtetet e Bashkuara, administratën Biden apo Obama më përpara. Vëmendja tani është e shtuar ose ka një kërkesë për të qenë një vëmendje e shtuar dhe në një formë tjetër.

Çfarë do të thotë? Për shembull, marrim reformën në drejtësi. Taksapaguesit amerikanë kanë, kanë paguar për reformën në drejtësi në Shqipëri. Ashtu si taksapaguesit europianë. Vërtetë është bërë nga George Soros, po kanë ardhur fondet nga taksapaguesit e e këtyre vendeve tuaja. Dhe natyrisht përfaqësuesit e amerikanëve në, përfaqësuesit e zgjedhur në Senat, në dhomën e përfaqësuesve, pra në dy dhomat e kongresit, natyrisht që do e ngrenë si shqetësim që më së paku të kërkojnë informacion si janë përdorur këto para të amerikanëve në rastin konkret në Shqipëri.

Dhe kjo ishte një nga çështjet që u ngrit dje në seancën dëgjimore dhe nga kryetari i nënkomisionit për Evropën, që është pjesë e komisionit të marrëdhënieve me jashtë në dhomën e përfaqësuesve. Kongresmeni Keith Self e tha vetë që ka ardhur koha pas 10 vitesh që të kemi një analizë, të bëjmë një review se si është bërë reforma në drejtësi në Shqipëri dhe si, dhe çfarë impakti ka dhënë deri më sot. Kishim deklaratën, dëshminë e Joseph, profesorit Ed Joseph, së bashku me dy kolegë të tjerë, të cilët përveç vendeve të tjera të rajonit, natyrisht nuk është vetëm Shqipëria në Ballkan, por u prekën dhe problematikat e Shqipërisë, për zgjedhjet, atë që thotë raporti final i OSBE-ODIHR-it, problemi me, me krimin e organizuar, me kartelet e kështu me radhë.

Pra, janë disa prioritete të qytetarëve shqiptarë të cilat përputhen me disa prioritete të kësaj administrate amerikane dhe përfaqësuesve të amerikanëve në dy dhomat e kongresit amerikan.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco