Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është takuar me eurodeputetin Cristian Terhes, takim që e cilëson si një kënaqësi dhe një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe procesin e integrimit europian.
Në postimin e ndarë në FB, Xhixho thotë se vlerësoi mbështetjen që Bashkimi Europian i ka dhënë vendit, si edhe angazhimin e Partisë së Lirisë për avancimin e integrimit. Gjatë takimit, ajo i përcolli eurodeputetit shqetësimet e saj për, siç u shpreh, mungesën e zgjedhjeve të lira më 11 maj, të evidentuar sipas saj në raportet e OSBE-ODIHR dhe institucioneve të BE-së.
Postimi në FB:
Kënaqësi të ritakohesha me eurodeputetin Cristian Terhes.
Vlerësova mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe të Partisë së Lirisë për procesin e integrimit.
I percolla shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve të lira më 11 maj, të evidentuar nga raportet e OSBE-ODIHR dhe BE-së, si dhe dështimet në zbatimin e reformës në drejtësi, që ka prodhuar vonesa 10–15-vjeçare dhe mbi 200 mijë dosje të pashqyrtuara.
I dorëzova z. Terhes dosjen me shqetësimet serioze për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë, nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut deri te përdorimi politik i drejtësisë, ndërkohë që z. Meta mbahet në izolim ekstrem pa asnjë fakt penal në dosje.
© SYRI.net