Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Gjokutaj: Presionet e Edi Ramës ndaj Kushtetueses, ndërhyrje flagrante në drejtësi

18:31, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Task Force të Sonila Meços në SYRI TV, ka komentuar ashpër veprimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme që pezulloi nga detyra ministren dhe zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas tij, përdorimi nga Rama i nenit 134 për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje është i pajustifikuar dhe synon presion ndaj gjyqësorit.

Gjokutaj theksoi se kjo dispozitë e Kushtetutës përdoret vetëm kur ka “defekte ligjore, paqartësi apo antikushtetutshmëri”, ndërsa në rastin e Ballukut, sipas tij, nuk ekziston asnjë nga këto elementë.

‘Nëse në rastin e Erion Veliaj ankimimi i tij e çonte subjektin që ankohet, në rastin e rastin e zonjës zv/kryeministres, kryeministri ka përdorur klauzolën e nenit 134, ku i drejtohet Gjykatës Kushtetuese po siç thashë, kjo kërkohet kur ka defekt ligji, kur ka paqartësi, interpretime e të tjera e të tjera. Nuk kemi antikushtetutshmëri.

Si në rastin e Veliaj që vakancën e shkaktoi vetë, me antikushtetutshmërinë e VKM-së së tij, edhe kësaj radhe, lënia e ministrisë pa ministër është mosveprim i vetë kryeministrit që s'ka emëruar një të tillë dhe ka lërë zonjën Balluku të pezulluar edhe të gjejë rrugën e ankimimit.

Pra, të gjitha këto që ai do t'i tregojë si goditje të gjyqësorit dhe të SPAK-ut ndaj ekzekutivit, janë vakanca, janë vakume, janë mosveprime të kryeministrit i cili ka detyrë institucionale dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e ministrive, qeverisë, dhe nuk është faj i organeve të drejtësisë që merren me, që merren me një nga anëtarët e kabinetit.

Ajo që unë gjykoj edhe që e konsideroj një ndërhyrje flagrante në punët e drejtësisë, është dalja frekuente e kryeministrit duke folur pikërisht për çështjen ku ai, ku ai është palë, pra është kërkues dhe ai është kryeministri i vendit, jo pak andralla ka sjellë në lidhje me marrëdhëniet me gjyqësorin, por ajo që unë dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe të publikut, është fakti që ky kryeministër, kur SPAK-u godiste opozitën, thoshte që SPAK-u duhet të veprojë t'ia heqë Shqipërisë, nga gurin nga qafa, ta arrestonte Sali Berishën, Ilir Metën e të tjerë.

Ndërsa sot, ky SPAK na qenka antikushtetues se nuk i intereson zotit Edi Rama. Për më tepër, që zoti Rama ka deklaruar ëh, ka deklaruar dhe gjithmonë, që ai nuk bëhet, ai dhe qeveria e tij, mazhoranca, nuk bëhen avokat të askujt, dhe secili nga personat të cilët i thërret SPAK-u, janë fjalët e kryeministrit këto i thërret SPAK-u dhe të marrin avokatin le të venë të mbrohen në proces.

Çfarë ka ndodhur sot që zoti kryeministër përdor të gjithë fuqinë e tij ekzekutive kundër një pushteti tjetër siç është ai gjyqësor? Pra është në kahun komplet të kundërt goditja, jo gjyqësori po merret, po gjyqësori do merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse dhe gjykatat dhe SPAK-u e kanë që në titull, Gjykatat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe korrupsioni nuk mund ta bëjnë njerëz të zakonshëm’, tha ndër të tjera avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco