Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Kolegji i Europës/ Boçi: Rama-Mongerin jo vetëm përlanë 22 mln euro por anashkaluan vendimin e KKT të 2013-ës

Kolegji i Europës/ Boçi: Rama-Mongerin jo vetëm përlanë 22 mln euro por anashkaluan vendimin e KKT të 2013-ës

18:19, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit që ka shpërthyer në Bruksel, ku ish-shefja e Politikës së jashtme të BE, Frederika Mongerini është arrestuar për shpërdorim të fondeve dhe ndikim të paligjshëm.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka denoncuar se përveç 22 milionë euro të përlara nga Rama-Mongerini, kryeministri ka shkelur dhe vendimin e KKT të 2013 dhe projektin e Kampusit të miratuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga prof.dok Sali Berisha.

‘SPAK duhet ta hetojë këtë çështje korruptive në themel!’, shkruan Boçi. 

Postimi i plotë:

Rama-Mogerini jo vetëm kanë përlarë 17 + 5 milion eurot e kampusit të Universitetit publik të Tiranës, sipas projektit të hartuar nga Rama vetë e Veliaj në 2019.

Ata kanë shkelur ligjin dhe kanë anashkaluar dhe vendimin e KKT të 2013 dhe projektin e Kampusit të miratuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga prof.dok Sali Berisha.

SPAK duhet ta hetojë këtë çështje korruptive në themel!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco