Shembja e një pjese të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloç, një investim prej 260 milionë eurosh i inauguruar vetëm dy muaj më parë, ka rihapur debatin mbi cilësinë e punimeve dhe kostot e larta të infrastrukturës në vend.
Ngjarja, e cila rrezikoi jetën e kalimtarëve, cilësohet si dëshmi e një “industrie vjedhjeje dhe shpërdorimi barbar të taksave të shqiptarëve”.
I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi theksoi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një sage dështimesh të paralajmëruara.
Blushi u shpreh se denoncimet për punime skandaloze, si në rastin e rrugës Korçë-Ersekë apo Kardhiq-Delvinë, janë bërë publikisht edhe më herët. Këto rrugë, të cilësuara si “të florinjta”, po dështojnë të rezistojnë as dy muaj, ndryshe nga premtimet.
Në qendër të akuzave qëndron një krahasim drastik i kostove.
Rruga Llogara-Palasë, e ndërtuar në vitet 2000 në një terren tejet të vështirë malor, theksohet se ka kushtuar afërsisht 12,000 euro për kilometër. Ky projekt, rreth 18 kilometra i gjatë, u realizua për vetëm gjashtë muaj dhe i ka rezistuar kohës për më shumë se dy dekada.
Blushi: Në fakt nuk është shiu ai që nxori në pah korrupsionin, tragjeditë me dhe atë çfarë pritej të ndodhte me rrugët e florinjta të Edi Ramës. Në fakt është paralajmëruar vite më parë. Të mos harrojmë që vetë presidenti i Partisë së Lirisë, zoti Meta, rreth një javë para se të shembej rruga Korçë-Ersekë, denoncoi punimet skandaloze jo vetëm të asaj rruge, por edhe të rrugës së Kardhiq-Delvinë. Në fakt, nuk është asgjë tjetër veçse përdorimi i infrastrukturës nga Edi Rama për ta shndërruar atë në një industri të vjedhjes dhe shpërdorimit barbar të taksave të shqiptarëve.
Unë sot jo më kot solla një shembull pra ndërtimin e një prej rrugëve ëh më të sigurta, më të forta dhe më më të bukura të Shqipërisë, ëh rrugën Llogara-Palasë, e ndërtuar nga qeveria e kryeministrit Meta në vitet ëh 2000, një rrugë e cila, sikundër e dinë të gjithë shqiptarët, kalon nëpër një terren shumë të vështirë malor dhe hapja e së cilës do të donte që çdo centimetër shkëmb të punohej apo të të të shkatërrohej për t'i mundësuar hapjen e saj. Një rrugë e cila është diku rreth 18 kilometra, por që në atë kohë i kushtoi buxhetit të shtetit vetëm 22 milionë lekë dhe këtu pa llogaritur ëh asfaltin.
Pra, afërsisht me kursin e sotëm, 1 kilometër i rrugës Llogara-Palasë, i ndërtuar në vitet 2000 dhe vetëm, dua ta theksoj dhe këtë fakt, për vetëm gjashtë muaj, ëh është ndërtuar me një kosto që sot do të dukej qesharake, rreth 12.000 euro kilometri dhe krahasuar me rrugët e florinjta të Edi Ramës, të cilat jo 25 vjet, por as dy muaj nuk nuk i rezistojnë dot edhe shiut të parë, ëh rrugë të cilat janë ndërtuar tej çdo parashikimi të mundshëm me një kosto marramendëse që variojnë nga 6 milionë euro deri në 20 milionë euro kilometri, apo pesë deri në gjashtë herë krahasuar me koston e rrugëve që ndërtohen në vendet e rajonit apo të Bashkimit Europian. Nuk është vetëm rruga Qukës-Qafë Plloç, mos të harrojmë shembjen si shtëpi kashte të rrugës Korçë-Ersekë e cila i kushtoi shqiptarëve gjithashtu jo pak, por 80 milionë euro.
Pa llogaritur më pas rrugën Kardhiq-Delvinë, e cila gjithashtu u shemb në një pjesë të aksit të saj në hyrje të tunelit të Skërficës. Pa harruar rrugën e Arbit, e cila vetëm shembet dhe duket sikur nuk ndërtohet kurrë. Pra, janë të gjithë këto kryevepra ëh korrupsioni në fakt, dhe jo infrastrukture, me të cilat Edi Rama në fakt nuk se krenohet se ka bërë një investim në funksion të interesit publik, por janë thjesht dhe vetëm vepra të cilat shfrytëzohen prej tij si një mjet për të zhvatur në mënyrë barbare taksat e shqiptarëve, sepse nuk shpjegohet ndryshe që një rrugë si ajo Llogara-Palasë, e ndërtuar 25 vite më parë me një kosto shumë qesharake dhe në kushte tejet të vështira, jo vetëm të terrenit, por edhe të kohës në të cilën është ndërtuar, pra nga data 4 nëntor deri në të vitit 2000 deri në 26 prill të vitit 2001, një rrugë e cila i ka rezistuar kohës. Pa pa harruar edhe shumë rrugë të tjera të ndërtuara në vitet 2000 siç është rruga Korçë-Kapshticë, e cila në asnjë segment të saj nuk ka lëvizur centimetri.
© SYRI.net