'Një yll u shua, por la plot dritë'/ Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

'Një yll u shua, por la plot dritë'/ Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

14:35, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim publik në Facebook pas lajmeve për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi.

Në mesazhin e tij, Berisha shpreh ngushëllime të sinqerta dhe e përshkruan këngëtarin si një nga yjet më të shndritshëm të muzikës pop shqiptare.

Në reagimin e tij, Berisha shkruan:

“Një yll u shua, por la plot dritë!
Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la mbrapa dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.”

Shpat Kasapi, prej vitesh një ndër emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, ka lënë gjurmë të pashlyeshme te publiku me këngët dhe performancat e tij.

Postimi i Berishës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco