Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner.
âGjermania ka qenĂ« dhe mbetet njĂ« mbĂ«shtetje e madhe pĂ«r afrimin e ShqipĂ«risĂ« me standardet europiane. ShqipĂ«ria Europiane nĂ«nkupton demokraci funksionale, zgjedhje tĂ« lira, institucione demokratike, luftĂ« reale me tolerancĂ« zero ndaj korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuarâ, shkruan Bardhi nĂ« Facebook.
Gjithashtu Bardhi ka theksuar se âShqipĂ«ria ka nevojĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« qeveri qĂ« del nga zgjedhje tĂ« lira e tĂ« ndershme, dhe qĂ« nuk e kthen nĂ« sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet qĂ« tĂ« vjedhim ShqipĂ«rinĂ«â.
âShembulli i dosjes penale tĂ« Belinda Ballukut e provon mĂ« sĂ« miri instalimin nĂ« ShqipĂ«ri, gjatĂ« kĂ«tyre 12 vite, tĂ« kĂ«tij sistemi asgjĂ«sues pĂ«r tĂ« ardhmen europiane tĂ« ShqipĂ«risĂ«â, shkruan kreu i grupit parlamentar demokrat.
Postimi i plotë:
Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane. Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për këtë pata kënaqësinë të bisedoja me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, të cilin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian dhe ne jemi të vendosur që ky proces të sigurojë standarde europiane në jetën e çdo shqiptari dhe për këtë nevojitet që të jetë thellësisht i bazuar në meritokraci.
Ndava qëndrimin tim, se për fakt të keq, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, në secilën nga elementët kyç të një shteti demokratik europian, Shqipëria ka bërë hapa prapa.
Për të bërë hapa para, Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë. Shembulli i dosjes penale të Belinda Ballukut e provon më së miri instalimin në Shqipëri, gjatë këtyre 12 vite, të këtij sistemi asgjësues për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
© SYRI.net