Eksperti i privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, Edrin Fidhe, në një intervistë në “Kafe Shqeto” në Syri TV, shpërfaqi probleme serioze dhe përgjegjësi të munguar nga qeveria shqiptare në hartimin dhe menaxhimin e strategjisë kombëtare për Inteligjencën Artificiale.
Sipas Fidhës, dokumenti që qeveria e paraqet si strategji kombëtare për AI-në është hartuar me gabime bazë. Ai deklaroi se në strategji citohen ligje të gabuara, përfshirë një ligj që nuk është më në fuqi dhe një tjetër që nuk ka lidhje fare me mbrojtjen e të dhënave personale.
“Kjo tregon nivelin e ‘seriozitetit’ me të cilin është përgatitur dokumenti,”- u shpreh Fidhe, duke e cilësuar procesin të papërgjegjshëm dhe të pakontrolluar.
Eksperti theksoi se, ashtu si në rastin e projektit të Digital ID, edhe për strategjinë e AI-së nuk është kërkuar mendimi i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, megjithëse ndikimi te privatësia është masiv. Ai e quajti këtë veprim shkelje të praktikave minimale të transparencës dhe të qeverisjes së mirë.
Fidhe paralajmëroi se Inteligjenca Artificiale mbështetet pikërisht te të dhënat personale dhe se qeveria po shtyn projekte të ndjeshme teknologjike pa asnjë kornizë të qartë mbrojtjeje, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Eksperti kërkoi që rregullimi i AI-së të mos jetë nën varësinë e ekzekutivit, por të menaxhohet nga një institucion realisht i pavarur.
Duke folur për startup-et e reja shqiptare në fushën e AI-së, Fidhe u shpreh se shumica e tyre nuk ofrojnë garanci minimale për sigurinë e të dhënave, pavarësisht se promovohen fuqishëm nga qeveria. Sipas Fidhës, AKSHI -institucioni që menaxhon databazat kombëtare - nuk ka treguar vetëdijen e duhur për përgjegjësinë e menaxhimit të të dhënave të qytetarëve. Eksperti përmbylli duke theksuar se qëllimi nuk është frenimi i teknologjisë, por vendosja e transparencës, rregullave dhe garancive që qeveria aktuale po i shmanget sistematikisht.
FIDHE:
Në qoftë se arrijmë tash tek pjesa e Shqipërisë, në Shqipëri ka vetëm një strategji, strategjia kombëtare për AI-në që është hartuar nga AKSHI, me dijeninë time.
Me sa duket dikush u ka thënë që duhet të përqëndrohen edhe te kjo pjesë. Të paktën të thuash që e kanë përkthyer atë europianin. Kam kam dyshime të thella që është përkthyer, sepse po ta po ta shikosh, po ta shikosh ligjin unë e kam atë strategji. Unë të paktën duke qenë ekspert i mbrojtjes së të dhënave personale, nga një kërkim që bëra, është, në dy vende bëhet citim i gabuar i ligjit.
Pra nuk nuk është as ligji aktual në fuqi i cituar, pra është ligji i vjetër ose diku tjetër, është një ligj që s'ka lidhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Pra deri kaq serioze ka qenë kjo strategji. ë dhe për më tepër, në qoftë se e mban mend në emisionin e kaluar që folëm për Digital ID-në, është i njëjti rast që përsëritet, pra edhe në këtë rast nuk është konsultuar komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pra miratohet një strategji, impakti te të dhënat personale është masiv sepse duhet të themi një gjë, AI-i furnizohet me të dhënat personale. Sigurisht. Pra karburanti i AI-it janë të dhënat personale. Tashi në qoftë se ne s'e rregullojmë këtë pjesë ose e neglizhojmë këtë pjesë, imagjinoje çfarë produkti ose shërbimi mund të nxirret nesër nga institucionet shqiptare. Dhe ajo që unë dua në qoftë se po më ndjekin, janë duke më ndjekur, të paktën niveli politik, do t'ju sugjeroja diçka që nëse synojnë ta seriozisht të bëjnë një rregullim te kjo pjesë, të paktën të t'i referohen BE-së dhe t'ia lënë në dorë një institucioni të pavarur.
Pra të krijohet të krijohet një institucion, agjencia për inteligjencën artificiale dhe për mënyrën se si do organizohet dhe do funksionojë të jetë e pavarur, po e pavarur me garanci ligjore. Garanci kushtetuese dhe ligjore, sepse në nivel global aktualisht, bile ka qenë Kina që e ka propozuar, është e çuditshme, ka propozuar krijimin edhe të një institucioni global për AI-n.
Pra Kina ka thënë që nevojitet një institucion global për AI dhe ligje globale për AI-n. Dhe kur vjen nga Kina, jo nuk besoj sepse po u bë në nivel global, mund të jetë...
Kanë filluar produktet, domethënë po të shikojmë këtë startup Albania dhe startup-et e reja. Unë i kam parë me shumë vëmendje dhe me sy kritikë. Pavarësisht se janë shumë pozitive pra i shërbejnë zhvillimit, i shërbejnë dhe ekonomisë, sepse krijimi i produkteve të reja, aplikacioneve të reja, programeve është një gjë pozitive, por në asnjë rast unë të paktën unë çfarë kam parë nga këto që lançohen dhe marketohen fuqishëm, në asnjë rast nuk ofrojnë garanci për mbrojtjen e të dhënave, pavarësisht se e përdorin AI-in dhe s'e përdorin, por janë produkte aplikacione, programe për biznesin, për qëllime shëndetësore e të tjerë e të tjerë, nuk ofrojnë garanci për mbrojtjen e të dhënave.
Unë nuk është se kam ndonjë matës kështu të etikës së AKSHI-t, por ajo që kam konstatuar në atë çka është publike dhe çka botohet nga AKSHI, më rezulton që nuk është se janë shumë të ndërgjegjshëm për atë potencialin e të dhënave që administrojnë, pra nuk është se janë shumë të përgjegjshëm lidhur me sigurinë e të dhënave personale. Sepse praktikisht AKSHI menaxhon gjithë databazat e të dhënave.
Një gjë është e sigurt që nuk mund të predikojë për siguri të dhënash dhe nuk mund të ofrojë garanci për sa kohë besimi i publikut është thyer. Edhe i ekspertëve kam përshtypjen sepse edhe kolegu duhet të jetë, duhet të ketë hitin mendim me mua besoj te kjo pjesë.
Domethënë, thelbi i deklaratës është që ne nuk jemi kundër zhvillimit të AI-it, por duhet të jemi transparent, duhet të ofrojmë garanci për siguri dhe këto garanci duhet të jepen nga dhe duhet të vijnë nga bota e shkencës dhe nga studiuesit, pra jo nga qeveritë. Dhe kjo gjë duhet të ketë një transparencë maksimale për publikun, pra publiku ta perceptojë dhe ta kuptojë rëndësinë e AI-it. Pra këto janë pikat, dy pikat që ka vendosur peticioni.
© SYRI.net