Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

'SPAK vendos akuzë minimale për Ballukun'/ Nuri: Hetim simbolik, nuk arrin të zbulojë ku kanë shkuar milionat e tenderëve

09:32, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendosja nën akuzë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është konsideruar një hap i vonuar dhe me një akuzë tepër të lehtë, duke ngritur pikëpyetje mbi thelbin e hetimit dhe standardet e drejtësisë.

Sipas analizës së avokatit Franc Nuri, në studion e 'Kafe Shqeto' akuza ndaj Ballukut  për “shkelje të barazisë në tendera” përfaqëson një nga kualifikimet penale më minimale të mundshme për një dosje që prej vitesh është denoncuar nga opozita. 

Ndonëse Balluku nuk ishte anëtare formale e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ajo po përdorte pushtetin e saj për të dhënë urdhra të paligjshëm, duke paracaktuar fituesit dhe duke skualifikuar kompanitë e tjera nga tenderat publikë për vite me radhë.

Kjo praktikë, sipas Nurit, përbën qartazi veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kërkon një hetim më të thelluar për të zbuluar se ku kanë përfunduar milionat e eurove të fondeve publike.

Kritikat ndaj SPAK-ut përqendrohen te mungesa e veprimeve hetimore thelbësore, siç janë kontrollet në banesa apo sekuestrimi i pajisjeve elektronike të komunikimit të zyrtarëve të përfshirë.

Kjo qasje tregon se lëvizja e SPAK-ut mund të jetë një veprim i qëllimshëm për të krijuar përshtypjen e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta, pa sjellë pasoja reale për të akuzuarën.

"Është një nga akuzat më të lehta të mundshme që mund t'i jepet për momentin kjo që është ngritur nga SPAK-u ndaj zonjës Balluku si shkelje e barazisë në tenderave, sepse është një dënim , le të themi shumë minimalist, nëse gjithmonë, nëse gjithmonë do të shpallet fajtore , sepse kemi dhe prezumimin e pafajësisë"- tha Nuri.

Deklarata e Nurit:

"Me Ballukun është, do të thosha një çështje disi e vonuar nga ana e SPAK-ut. Nuk diskutohet, sepse Partia Demokratike, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, eksponentët e opozitës kanë depozituar kallëzime të shumta ndaj zonjës Balluku, ndaj qeverisë Rama prej vitesh tashmë.

Ajo është në detyrë prej shumë vitesh, një nga ministret më jetëgjata dhe vargu i skandaleve që e ka shoqëruar dhe po e shoqëron, është mjaft i gjatë.

Por, më në fund, u vendos të zgjidhej një akuzë tepër e lehtë. Duhet ta them për publikun që ta kuptojnë, në aspektin ligjor. Është një nga akuzat më të lehta të mundshme për momentin kjo që është ngritur nga SPAK-u ndaj zonjës Balluku si shkelje e barazisë në tenderave, sepse është një dënim shumë minimalist, nëse gjithmonë do të shpallet fajtore, sepse kemi dhe prezumimin e pafajësisë.

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Ndërkohë, në dijeninë time, zonja Balluku nuk është anëtare e komisionit të dhënies së tenderave.

Jo, ishte Berberi me shokë e kompani. Po ç'bënte zonja Balluku, sipas këtyre që kanë dalë në media, të paktën, informacioneve. I shpërdoronte detyrën haptazi, në vlerësimin tim, dhe i jepte urdhra të paligjshëm, duke vendosur se kush do fitonte një tender apo kush do skualifikohej apo kush nuk do të merrte më tendera në Republikën e Shqipërisë për vite me radhë.

Pra, kemi të bëjmë qartazi me shpërdorim detyre, në rastin më të pakët, apo edhe me vepra të tjera penale, sepse duhet hetuar këtu. Për çfarë arsye janë bërë këto shkelje, barazie në tendera? Ku kanë shkuar paratë? Ku kanë shkuar milionat e eurove? Se nuk kemi të bëjmë thjesht se janë shkelur disa kritere gare dhe midis dy kandidatëve me oferta të ngjashme, nuk fitoi ky, po fitoi ky tjetri, për një aspekt teknik që nuk qenka parë, po themi një çertifikim apo një dokument.

Jo, këtu ka të bëjë me diferenca mjaft të mëdha parash. Dhe SPAK ka detyrën minimalisht të kishte kryer kontroll banesash, të kishe kryer sekuestrim të telefonit të zonjës Balluku. Nuk e di se ç'presin akoma. Pse nuk e kanë bërë këtë gjë të tillë? A ka marrë telefonat e a i ka analizuar? A ka gjetur bisedime, biseda, komunikime, nëpërmjet të cilëve ka ngritur një akuzë sot? Përse nuk kapin dhe anën tjetër të aspektit?

Është një ekuilibër mjaft i vështirë kjo, që ti mbash të dyja këto linja. O është njëra, o është tjetra. Të duash t'i kapësh të dy përnjëherë, domethënë të dy si aspekte, më kupton, është pak delikate, sepse ka rrezikun të dështosh. Unë mendoj që SPAK ka hyrë në hetime dhe nuk ka më kthim mbrapa, sepse janë bërë publike faktet. Aty faktet janë skandaloze. Ato që janë, dalin dhe teprojnë.

Tashmë SPAK-ut, në vlerësimin tim si jurist, duhet të thellohet në hetime. Duhet të thellohet, të hyjë më thellë në hetime. T'i ballafaqojë gjërat, t'i analizojë, të marrë prova të tjera, të sekuestrojë, telefonin, komunikimet, kontrollet e banesave, gjë të cilën këta e bëjnë fare mirë për çdo qytetar tjetër me të cilin kanë të bëjnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco