Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni i ftuar në studion e SYRI TV, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në hyrje të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua në një atentat mafioz, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmano Dani.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në edicionin ‘Ora 19’, Gjoni u shpreh se, sot drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda duhej të jepte dorëheqjen, së bashku me shefin e Policisë në Rinas.
Gjoni u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen thirrjes së Partisë Demokratike, për të dalë në protesta.
‘Po, i kam drejtuar disa pyetje në lidhje me nivelin e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave. Padyshim që nga ana e kreut të SPAK-ut është justifikuar me mundësitë e pakta investigative dhe njëkohësisht edhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me strukturat e SPAK-ut, që në vetvete kanë çuar në nivel të në rritje të krimit të organizuar dhe të lidhjes së krimit të organizuar me politikën.
Dhe kjo është e dukshme.
Pikë së pari duhet një ndërhyrje rrënjësore në polici. Normalisht sot drejtori i Policisë së Shtetit duhet të kishte dhënë dorëheqjen, edhe shefi i policisë Rinasit sot duhet të ishin automatikisht larguar nga detyra.
Por përveç kësaj, unë i bëj thirrje edhe të gjithë njerëzve të cilët jetojnë në Shqipëri që t'i bashkohen thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar, jo vetëm për sigurinë, jo vetëm për ligjin i cili kaloi në parlament për barazinë gjinore, por edhe për mungesën e infrastrukturës, energjisë, të dritave, po njëkohësisht edhe për kushtet e shpopullimit.
Dhe po ta shohësh tani, Partia Demokratike ka intensifikuar lëvizjet e veta me kryetarin e partisë Sali Berisha, i cili me mbledhjen e grupeve parlamentar, me mbledhjen e kryesisë dhe sot të kolegjit të kryetarëve, po kërkon një formë tjetër të mënyrës së sjelljes së opozitës karshi narkodiktaturës ose autokracisë parlamentare.
Periudha e gjatë nga momenti i zgjedhjeve deri në momentin aktual dhe kjo ka qenë edhe për shkak të mungesës së raportit të OSBE-ODIHR-it në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Pasi është rasti i parë ose i dytë që OSBE-ODIHR-i merr një kohë kaq të gjatë për një raport përfundimtar dhe padyshim çdo lëvizje do ishte pak e nxituar pa pritur edhe të dhënat e detajuara të këtij raporti, por tani ka ardhur momenti me daljen e raportit, me pikat mbi i që ka vendosur raporti i OSBE-ODIHR-it, jo që ne nuk i dinim, por kur jepen nga institucionet ndërkombëtare edhe njerëzit bëhen më të vetëdijshëm, pavarësisht nga bindjet politike që kanë, sepse qytetarët në fund të fundit, si demokratët, si socialistët, si njerëzit e thjeshtë dhe pa parti, kërkojnë që jetojnë në të njëjtin vend. Ku ka mungesë të sigurisë, vritet në dyert e aeroportit kryesor dhe të vetëm ndërkombëtar’, u shpreh deputeti Gjin Gjoni në SYRI TV.
© SYRI.net