Lajmi i fundit

Marjana Koçeku letër të hapur Kryeministrit Edi Rama: Jep dorëheqjen, asnjë rreth e rrotull nuk të do më

SYRI TV/ Përjashtimi i Berishës, reagon grupi i PD, Bardhi: Vendimi është anti-kushtetues

19:43, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e cilëson si anti-kushtetues vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë të kryetarit të PD, Sali Berisha, nga punimet e Kuvendit. Në një reagim për mediat, Gazment Bardhi tha se është e paprecedentë që një ligjvënës të përjashtohet për deklarata apo qëndrime jashtë sallës së Kuvendit. Kjo, sipas tij, tregon frikën e mazhorancës nga e vërteta dhe tentativën për t’i mbyllur gojën opozitës.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e kryetarit të PD, Sali Berisha, nga seancat parlamentare për 10 ditë. Kreu i grupit, Gazment Bardhi, në një reagim për mediat, theksoi se Kuvendi është shndërruar në një organ një-partiak, ku rregullat po shkelen në mënyrë të paprecedentë. Sipas Bardhit, këto akte anti-kushtetuese synojnë të censurojnë dhe frikësojnë të vërtetën.

Ky vendim, sipas tij, nuk është thjesht antikushtetues, por është një dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm sepse ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.

Vendimi i Partisë Socialiste për përjashtimin e kryetarit të PD, Sali Berisha, u mor pas komenteve të tij mbi deklaratat e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco