Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas atentatit të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një personazh i njohur i drejtësisë dhe u plagos rëndë shoferi i tij, agjent i AMP-se.
Në një reagim në facebook Gjoni e cilësoi ngjarjen si një “këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë publike”, duke e krahasuar situatën në vend me Palermon e viteve ’80.
Postimi
Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit, qytetarët në mëshirë të plumbave që derdhin bandat!
Një atentat që e ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980 u shënua sot pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë, një prej zonave që do të duhej të ishte më e sigurt në Republikën e Shqipërisë.
Një personazh i njohur i drejtësisë mbeti i vrarë, ndërsa shoferi i tij, agjent i Policisë së Shtetit, mbeti i plagosur rëndë.
Breshëritë e plumbave u derdhën në bizneset aty afër dhe rrezikuan jetën e mijëra qytetarëve.
Ky atentat është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë, që prej vitesh në Shqipëri janë në mëshirën e grupeve kriminale, të cilat Edi Rama i ka fuqizuar, duke i kthyer në biznesmenë.
Sot në Shqipëri askush nuk ka më garanci për jetën, ndaj qytetarët duhet t’i dalin zot vendit
© SYRI.net