Lajmi i fundit

Marjana Koçeku letër të hapur Kryeministrit Edi Rama: Jep dorëheqjen, asnjë rreth e rrotull nuk të do më

SYRI TV/ Krimi kontrollon vendin, Koçiu mohoi vrasjet. Ministrja: Policia nuk mund të rrijë në kuzhinë

19:03, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak orë para vrasjes mafioze ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, një prej institucioneve më të sigurta në vend, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ishte thirrur në një interpelancë urgjente në Komisionin e Sigurisë për të raportuar për nivelin e lartë të kriminalitetit. Deputetët e opozitës akuzuan se drejtuesit e Policisë së Shtetit si të emëruar nga krimi, ndërsa organizatat mafioze kontrollojnë vendin në çdo cep. Por ministrja habiti me përgjigjen e saj, duke mohuar se në Shqipëri ndodhin vrasje mafioze.

Nga Syri TV

"Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin, janë ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e policisë së shtetit, autorët janë kapur menjëherë" 

Kjo është deklarata e ministries së Brendshmë Albana Koçiu sot në komisionin e Sigurisë, pak orë para atentatit mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit ku i mori jeten një personi dhe u plagos nje tjetër.

E nëse sipas ministres Koçiu, policia nuk mund të rri në kuzhine  për të parandaluar krimin në familje, apo në piceri për të parandalur vrasjen e nje piceri, nga ana tjetër krimi mafioz ndodh afër një prej institucioneve që duhet të jenë me të sigurta siç është Aeroporti i Rinasit

Deputetët e opozitës akuzuan se drejtuesit e Policisë së Shtetit si të emëruar nga krimi, ndërsa organizatat mafioze kontrollojnë vendin në çdo cep. Deputeti Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Sipas Nokës, Ilir Proda dhe Neritan Nallbati janë emëruar nga kartelet e drogës në vend.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco