Vangjeli: Rama në mes të një 'cunami' politik dhe juridik, Balluku 'diga' që mban akuzat ndaj tij

21:50, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin "ÇIM PEKA LIVE", analisti Lorenc Vangjeli, u shpreh se kryeministri Edi Rama është përballur me një krizë të thellë politike, morale dhe juridike që e ka vënë në një pozitë të vështirë për të ardhmen e tij dhe të qeverisë së tij. Sipas Vangjelit, Rama është nën një presion të jashtëzakonshëm, ndërsa Partia Socialiste po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë, ku mund të fillojnë përplasjet brenda radhëve të saj.

Analisti theksoi se Rama po tenton të mbajë situatën duke mbrojtur ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është e akuzar për korrupsion, ndërkohë që ai e di mirë se largimi i saj mund të bëjë që të gjitha akuzat të dalin në sipërfaqe dhe të rrezikojnë qeverinë e tij. Vangjeli theksoi se këtë moment Rama e ka në duar si një "llogari politike dhe matematikore", ku çdo veprim i gabuar mund të ketë pasoja të rënda për të dhe për partinë e tij.

Ai e cilësoi situatën si një "cunam të trefishtë", duke paralajmëruar se ndikimi i krizës politike dhe morale do të reflektohet edhe në aspektin juridik, pasi institucione si SPAK-u mund të përfshihen më shumë në hetimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit. 

Pjesë nga deklarata:

Tani, duke anashkaluar epitetet... Në çfarë kuptimi e them anashkalimin e epitetëve? Shpesh ne si barinj përdorim fjalët e fundit të fjalorit. Edhe ata që duket se janë në katet e sipërme të shoqërisë, nuk është se janë realisht aq lart. Flasin shpesh me njëri-tjetrin edhe me zhargonin e rrugës. Po kjo është prapë gjëja më e parëndësishme e historisë. Ajo foto që rrëfeni ju, eh, është shprehje vizuale e asaj që Rama vetë e tha. Ata kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë. Rama po tenton të paraqesë momentin si një normalitet politik. Pra, ne vazhdojmë punën tonë, të pashqetësuar nga mënyra se si ata po vazhdojnë punën e tyre, deri në momentin që ato mund të thyhen dhe mund të kryqëzohen me njëra-tjetrën.

Është gjëja më pak e rëndësishme kjo. Kjo i jep ngjyrë folklorike bisedës, po është shumë më pak e rëndësishme. Në lidhje me raste të tjera, alternativat janë gjithmonë shumë më shumë se dy dhe nuk është gjë e re që në politikën shqiptare njerëzit i kanë thënë njëri-tjetrit shumë e shumë më shumë se kaq, ku e ku më shumë se kaq, edhe nuk ka pasur ndonjë problem. Në këtë pikë, janë brenda kodit të tyre moral. Thuaj çfarë të duash në një moment, ditën tjetër e anashkaloj. Ajo që doja të thosha unë është tjetër gjë dhe besoj se është më e rëndësishme se ky tis folklorik që hidhet, së paku sipas mendimit tim.

Tani, ajo që mua më duket e rëndësishme në këtë histori është që kryeministri, si kurrë ndonjëherë më parë, është në mes të një cunami të trefishtë: politik, moral dhe juridik. Është në mes të një cunami politik sepse të gjithë i kanë sytë tek ai me bindjen dhe me pritshmërinë se çfarë do të bëjë ai. Dhe në bazë të veprimit të tij, Partia Socialiste si një qenie me shumë duar e këmbë, po me një kokë të vetme, do të marrë po atë drejtim që do të orientojë Rama. E shkuara nuk i lë shumë hapësirë Ramës për të vepruar ndryshe në këtë rast. Dhe e njëjta gjë ndodhi dhe në dy javët e fundit.

Kam përshtypjen se dhe Rama vetë, është penduar për atë frazën e tij të famshme kur tentoi që të vishte mantelin edhe të prokurorit edhe të gjykatësit në rastin e Ben Ahmetajt.

Mua nuk më duket sepse, mua nuk më duket, sepse mua nuk më duket se jemi, janë dy paralele. E vetmja gjë që i bën të përbashkëta ata është fakti që ka mbajtur, që mbajnë, njëri ka mbajtur, tjetra vazhdon ende në detyrë si zëvendës kryeministre. Thashë e para njëherë është në cunamin politik. Me çfarë... po mos e merr...

Sepse në këtë moment mendon që i vlen më tepër stabiliteti i qeverisjes së tij. Sepse i ndruhet një përplasje të drejtpërdrejtë me zonjën Balluku. Sepse e di që zonja Balluku deri tani ka qenë diga që mbante një pjesë të madhe të akuzave ndaj tij. Rënia e saj e lë atë të zbuluar. Në një, në një... Partia Socialiste është si një pyll i rralluar. Janë prerë të gjitha pemët e dikurshme, pemë tradicionale, janë lënë vetëm filiza dhe Rama tani ka filluar të mendojë që ka mbetur, po mbetet pema e vetme në një fushë. Dhe ku do të bien rrufetë pastaj? Do të bien vetëm mbi të. Është një llogari, është një llogari edhe matematike, edhe politike. Për ta vazhduar dhe ca më tej, duke u kuturisur edhe njëherë se mbase të mbush mendjen.

Është në mes të një cunami juridik. Dimë se çfarë ka ndodhur deri tani, po me zonjën Balluku, po prapë dimë shumë pak. Me shumë gjasa gjërat kanë shkuar shumë përtej asaj që është bërë publike. Dhe pritet se çfarë do të ndodhë nesër. Me shumë gjasa, eh, tradita e hetimeve të SPAK-ut në ato fraksionet e njëpasnjëshme që është njëra, që është njëra anë e çështjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco