Procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore vijon me ritëm të ngadaltë në disa bashki të vendit, sipas të dhënave më të fundit nga komisionet zonale të administrimit zgjedhor.
Në Bashkinë Cerrik, nga 17 qendra votimi, kanë raportuar 14, ku janë regjistruar 1582 votues deri më tani.
Në Bashkinë Gostimë, nga 16 qendra votimi, 13 kanë raportuar pjesëmarrjen, me 1474 votues gjithsej.
Në Bashkinë Klos, nga 7 qendra, kanë raportuar 6 me 808 votues.
LEXO EDHE: Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja
Në Bashkinë Mollas, nga 10 qendra votimi, janë raportuar 7 me 991 votues.
Ndërsa në Bashkinë Shalës, nga 7 qendra votimi, kanë raportuar 4, me vetëm 509 votues deri në këtë moment.
Pjesëmarrja e ulët po vërehet si tendencë e përbashkët në të gjithë këto bashki, duke reflektuar mosbesimin e qytetarëve ndaj procesit dhe mungesën e interesit për zgjedhjet e pjesshme.
LEXO EDHE: Të moshuarit në Vlorë të zhgënjyer: S’votojmë më, po lozim domino në lulishte
Burime nga terreni bëjnë me dije se procesi i votimit është zhvilluar deri tani në qetësi, pa incidente të raportuara, por me frekuentim të pakët të votuesve.
© SYRI.net