Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Të moshuarit në Vlorë të zhgënjyer: S’votojmë më, po lozim domino në lulishte

10:52, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore 2025 në disa bashki të vendit, ku qytetarët janë thirrur të vendosin për përfaqësuesit e tyre lokalë. Ndërsa procesi zhvillohet në të gjithë vendin, në qytetin e Vlorës situata është e tillë.

 

Në qytetin e Vlorës, shumë të moshuar kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në votime, duke e kaluar ditën në lulishtet e qytetit, mes bisedave dhe lojës me domino.  Ky fenomen reflekton zhgënjimin dhe lodhjen nga politika që ndjehet mes një pjese të konsiderueshme të komunitetit vlonjat.

Të pyetur nga gazetarët e Syri Tv për arsyet pse nuk kanë shkuar të votojnë, disa të moshuar shprehen me sinqeritet:

"Jemi të lodhur, ka humbur vlera e votës. Deri në orën 6 do të mendohemi, por nuk besoj se ia vlen", tha një prej tyre.

Një tjetër qytetar, me humor dhe mirësi, shtoi:

"Për ty po shkoj votoj!"

Kjo pamje e qetë, por simbolike, tregon mungesën e besimit te ndryshimi që ndjehet mes shumë qytetarëve, pavarësisht fushatës dhe përpjekjeve për të nxitur pjesëmarrjen.

Shumë prej tyre ndihen të pabindur ndaj institucioneve dhe politikanëve, duke preferuar të kalojnë ditën në mënyra më të qeta dhe sociale, si lojërat tradicionale dhe bisedat në lulishtet e qytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco