Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.
Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.
Në prezantim të programit, mandatari Albin Kurti ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje. Ai ka kërkuar votën nga partitë tjera për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Në prezantim ai tregoi edhe emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën. Tash presidentja Vjosa Osmani pritet të mbledhë liderët e partive dhe të konstatohet nëse ka ndonjë shumicë, apo duhet të shkohet në zgjedhje.
© SYRI.net