Partia e Lirisë nëpërmjet anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj denoncoi publikisht vendimin e Bashkisë Durrës për të vijuar pagesat ndaj kompanisë, e cila ndodhet nën sekuestro nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj.
Partia e Lirisë denoncon publikisht vendimin e Bashkisë Durrës për të vijuar pagesat ndaj kompanisë, e cila ndodhet nën sekuestro nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në kundërshtim me çdo parim të transparencës dhe përgjegjshmërisë publike, Bashkia Durrës ka nënshkruar një marrëveshje të re që parashikon 7.2 milionë euro të tjera për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, një shërbim që nuk përfshin as procesin e incenerimit.
Tarifa prej 29 euro për ton është cilësuar nga SPAK dhe KLSH si abuzive, por sërish, bashkia zgjedh të mbyllë sytë dhe të vazhdojë një kontratë që dëmton qytetarët e Durrësit.
Ndërkohë, mbi 10 milionë euro në vit nga buxheti bashkiak shkojnë për menaxhimin e mbetjeve, një sektor që vazhdon të jetë i pasigurt, pa standarde dhe me dyshime të thella për korrupsion.
Ky vendim është fyerje për qytetarët dhe një akt i pastër abuzimi me fondet publike, që duhet ndalur menjëherë.
Ne kërkojmë pezullimin e marrëveshjes, hetim të plotë të përgjegjësve dhe transparencë për çdo qindarkë të taksave të qytetarëve të Durrësit.
Si anëtare e Këshillit Bashkiak e partise se Lirise ne Bashkine Durres jam këtu në mbrojtje të interesit të qytetarëve
dhe nuk mund të lejojmë që të vazhdojë një mashtrim i tillë me paratë publike qe ne fakt duhet te ishin investuar ne pastrim konkret te qytetit te Durresit!
aleminderit!
© SYRI.net