Hetimi i Ballukut/ Vasili: SPAK po përdoret për të fshehur krimin zgjedhor dhe delegjitimitetin e qeverisë

12:56, 25/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, hetimet e SPAK për rastin e fundit të Ballukut, lidhen me një problem më të gjerë politik dhe zgjedhor në Shqipëri. Në një intervistë në SYRI TV, ai u shpreh se raporti i OSBE-ODIHR ka vulosur delegjitimitetin e kryeministrit dhe institucioneve të vendit pas zgjedhjeve të manipuluara, ndërsa ndërhyrjet e SPAK shihen si një mjet për të ‘errësuar’ këtë realitet dhe për të shmangur vëmendjen nga krimi zgjedhor dhe kriza e thellë demokratike.

Petrit Vasili: Unë dua të ndaj me ju një shqetësim të madh që kam me hetimin, jo vetëm të kësaj çështje (Ballukun) por në tërësi të problematikës së ditës. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Shqipëria ndodhet përballë një certifikimi përfundimtar nga raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet që ishin një terrorizëm i vërtetë elektoral. Dhe nga ato zgjedhje, nga ato vjedhje ka dalë ky kryeministër, i cili në bazë të këtij raporti është një kryeministër ilegjitim. Sepse, zgjedhjet e plaçkitura, të përziera me krimin, shteti ka rrëmbyer gjithçka, etj-etj, detaje shumë të rënda, të tmerrshme të këtyre zgjedhjeve që nuk mund të quhen as zgjedhje, kanë lidhur institucione ilegjitime.

Tani, kur bëhet fjalë për këta njerëz ilegjitim, këta duhet të ruhen me patjetër, të mbyllin korrupsionin e tyre dhe të bëjnë çdo gjë për ta errësuar këtë raport. Sepse, delegjitimiteti që vjen nga ky raport bën që Shqipëria duhet të shkojë në momentin më të shpejtë të saj në zgjedhjet e reja të parakohshme. Këto zgjedhje kanë rënë. Për të errësuar dhe për të bërë zhurmë apo për ta hequr nga vëmendja këtë vulosje të asaj që ka ndodhur në Shqipëri, të shkatërrimit përfundimtar të demokracisë e çdo gjë, kanë dalë të gjitha institucionet që janë mbështetur nga kriminelët në fushatë, atëherë regjia sjell fabulën e re.

Pse kur këta kanë kriza të rënda politike,  gjithmonë shfaqet SPAK me lojën e radhës. Ç’është ky njoftim tek mediat që do të shkojë Belinda Balluku në Prokurori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco