EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme - Ja kush janë kandidatët për kryetarë në 5 bashki të vendit

12:36, 25/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit kandidatët kanë depozituar dokumentet për të hyrë në garën elektorale.

Partia Socialiste ka dalë me emrat zyrtarë të saj, ndërsa Partia Demokratike ka shprehur se do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Konkretisht në Vlorë, kandidati i pavarur që do të mbështetet nga PD është Dionis Sota.

Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila u zgjodh edhe deputetë, por e la mandatin.

Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.

Partia Socialiste ka propozuar në Cërik, kandidatin Florenc Doka, ndërsa i pavaruri Amarildo Hoxha do të marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima.

Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha shpalli kandidaturën si e pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco