Në një reagim në rrjete sociale, Ilirjana Kucana shkruan se sa kohë ekonomia shqiptare mbështetet në paratë e drogës që po helmojnë fëmijët tanë, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian mbetet një iluzion.
Sipas saj, kullat e Tiranës dhe megaresortet bregdetare nuk janë vetëm projekt urbanistikë, por dëshmi e një sistemi ku paratë e drogës përdoren për të blerë influencë, madje deri në Bruksel.
Ajo shton se lejet për ndërtimet e mëdha shpesh kalojnë përmes studio arkitekturore ndërkombëtare, kryesisht belge, holandeze, italiane dhe spanjolle, të cilat përveç honorareve marrin pjesë indirekt në procesin e pastrimit të parave dhe në përforcimin e influencës politike.
Kucana thekson se DASH ka urdhëruar SPAK-un të ndërhyjë në goditjen e këtij fenomeni, duke e vendosur në qendër të hetimeve kryetarin e qeverisë, Edvin Rama, si pjesë e piramidës së pastrimit të parave.
Postimi i plotë:
Me paratë e drogës, Rama blen influencë në Bruksel përmes studiove narko-arkitekturore!
Kullat e Tiranës dhe megaresortet në bregdet janë dëshmia më e pastër e kthimit të Shqipërisë në një narkoshtet, pasi shumë nga këto kulla janë financuar me paratë e kokainës nga grupet shqiptare dhe ndërkombëtare.
Për të marrë lejen që firmos Edi Rama për këto kulla, është kusht i domosdoshëm leja nga studio arkitekturore të huaja, kryesisht belge, holandeze, italiane dhe spanjolle, të cilat marrin miliona euro për një projekt kulle apo pallati.
Pikërisht me këto miliona euro që marrin arkitektët, në shumë raste blihet influencë në Bruksel. Rastësisht, kur DASH thotë se Shqipëria po pastron paratë e kokainës, dalin eurodeputetë dhe zyrtarë të BE-së që na flasin për avancimin e integrimit.
Sa kohë ekonomia shqiptare është në mëshirë të parave të drogës që po helmojnë fëmijët tanë, integrimi i vetëm do të jetë në narkorepublikat simotra të Amerikës Latine, por jo në BE.
DASH e ka urdhëruar qartë SPAK-un të godasë pastrimin e parave të drogës në ndërtim, teksa në krye të piramidës së pastrimit të parave është Edvin Rama.
© SYRI.net