Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një reagim të gjerë të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në atë që ai e cilëson si betejën më të madhe për liri dhe demokraci që nga vitet ’90.
Në një postim në FB, Berisha shkruan se opozita duhet të ngrihet në protestat më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë historia e vendit, me një qëllim të vetëm, rikthimin e votës së lirë për çdo qytetar shqiptar.
Sipas tij, vendi ndodhet në një moment kritik për shkak të kapjes së shtetit dhe vjedhjes së zgjedhjeve nga qeveria aktuale.
‘Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë’, shkruan Berisha.
© SYRI.net