Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një video ka reaguar për reformën në drejtësi, duke e lidhur atë direkt me ndikimin e Fondacionit Soros.
Sipas Balliut, një video e publikuar nga vetë Fondacioni, që promovon dhe sponsorizon ‘Reformën në Drejtësi’, është dëshmi e pakundërshtueshme se themelimi i kësaj drejtësie ka qenë nën drejtimin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij fondacioni të ekstremit të majtë.
Balliu nënvizon se kjo video konfirmon dy të vërteta themelore:
‘Reforma në drejtësi u ndërtua dhe u orientua nga vetë Fondacioni Soros, i cili sot po hetohet në Shtetet e Bashkuara për veprimtari të dyshuara kriminale.’
‘Kjo drejtësi, e cila ka dështuar në çdo pritshmëri publike, nuk u ngrit për të forcuar shtetin ligjor, por për t’i shërbyer pushtetit të majtë të Edi Ramës dhe për ta mbrojtur atë nga llogaridhënia.’
Reagimi i plotë i Klevis Balliut:
Provat që drejtësia e re u themelua nga Fondacioni Soros, instrument i ekstremit të majtë
Një video e publikuar nga vetë Fondacioni Soros, që promovon dhe sponsorizon ‘Reformën në Drejtësi’, është dëshmi e pakundërshtueshme se themelimi i kësaj drejtësie ka qenë nën drejtimin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij fondacioni të ekstremit të majtë.
Kjo video konfirmon dy të vërteta themelore:
1- Reforma në drejtësi u ndërtua dhe u orientua nga vetë Fondacioni Soros, i cili sot po hetohet në Shtetet e Bashkuara për veprimtari të dyshuara kriminale.
2- Kjo drejtësi, e cila ka dështuar në çdo pritshmëri publike, nuk u ngrit për të forcuar shtetin ligjor, por për t’i shërbyer pushtetit të majtë të Edi Ramës dhe për ta mbrojtur atë nga llogaridhënia.
© SYRI.net