Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Fabrikimi i akuzave për UÇK, Berisha publikon dëshminë e ish drejtuesit të Soros: Abrahams, mashtrues publik

16:05, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i Opozitës Sali Berisha ka publikuar sot videon e dëshmisë së Fred Abrahams par tribunalit të Hagës, që faktojnë se si u fabrikuan akuzat ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Berisha shprehet se ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë pasi u shpall nongrata në vitin 1993 nga qeveria shqiptare si bashkëpunëtor i Beogradit, shkoi në Kosovë, e duke shfrytëzuar Human Rights Uatch, ai propagandoi sajesat e Shërbimit sekret serb kundër luftëtarëve të UÇK-së. Në sallën e Gjyqit Abrahams konfirmoi se ato çka kishte raportuar nuk ishin realiteti i konfirmuar nga ai, por informacione të shërbyera nga regjimi i Milosheviçit.

Syri tv

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi dëshminë  e Fred Abrahams para tribunalit të Hagës që fakton se si u fabrukuan akuzat ndaj  UÇK-së dhe drejtuesve të saj, të cilat tani po përdoren si prova në procesin gjyqësor në Hagë kundër udhëheqjes politike të Kosovës.  Në video dëshminë e publikuar nga Berisha, Abrahamas konfirmon në sallën e gjyqit se ato çka kishte raportuar nuk ishin realiteti i konfirmuar nga ai, por informacione të shërbyera nga regjimi i Milosheviçit

Në  reagimin e tij Berisha shprehet se Abrahamas  ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë pasi u shpall nongrata në vitin 1993 nga qeveria shqiptare si bashkëpunëtor i Beogradit, shkoi në Kosovë, dhe duke shfrytëzuar Human Rights Uatch, propagandoi sajesat e Shërbimit sekret serb kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas Berishës, deklaratat e Abrahams janë të pabazuara, të mbledhura nga burime serbe, dhe dëmtojnë drejtësinë e luftës çlirimtare. Ai kërkon reagim institucional dhe padi ndërkombëtare kundër agjenti të regjimit të Milloshevicit

SALI BERISHA, KRYETAR I PD

Por këto denoncime të tij u përdorën nga Gjykata e Hagës pas 25 vitesh si prova në procesin kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës. Fred Abrahams në raportimet e tij kishte shfaqur veten si një bashkëpunëtor i shërbimeve serbe që përdorte prestigjin e Human Rights Watch për të akuzuar shqiptarët për krime që nuk kishin ndodhur kurrë.Ju bëj thirrje drejtuesve të shoqatës së veteranëve të UÇK-së, por edhe Human Rights Ëatch, të ngrenë padi në Hagë dhe SHBA ndaj mashtruesit publik, agjentit të regjimit të Millosheviçit, Fred Abrahams.

Berisha  u ndal edhe tek  pikat kryesore që Fred Abrahams deklaroi për UÇK-në gjatë dëshmisë së tij para Dhomave Speciale në Hagë.

Image

Abrahams tha se Human Rights Watch nuk bëri një hetim në thellësi për akuzat ndaj UÇK-së, për shkak të mungesës së aksesit në skena krimi dhe dëshmitarë. Ai pranoi që disa prej informacioneve në raporte ishin marrë nga “zyrtarë serbë” dhe nuk ishin të mbështetura gjithmonë me burime të drejtpërdrejta. Ai tha se do të kishte përdorur një gjuhë më të kujdesshme, duke përdorur termin “shqyrtime” ose “akuzë” në vend që të përmendte veprime të konfirmuara. Megjithatë, Abrahams tha se komandantët operacionalë të UÇK-së mund të kishin ndërmarrë masa për të parandaluar apo ndaluar veprimet e supozuara kriminale nga luftëtarët e tyre, pasi sipas tij ata ushtronin kontroll efektiv në terren. Në hetimin lidhur me një rast specifik — vrasjet e pretenduara në Gllogjan në shtator 1998 — Abrahams konfirmoi se Human Right Watch nuk kishte bërë “një hetim të thellë”, dhe informacioni ishte marrë pjesërisht nga zyrtarë serbë dhe nuk kishte burime të mjaftueshme që të siguronin verifikim të pavarur. Kur u pyet për rastin e dy gazetarëve serbë të Agjencisë Tanjug që thuhet se u mbajtën në paraburgim në 1998, Abrahams tha se nuk mund të verifikonte deklarimet e Thaçit dhe Limajt lidhur me këto procedura sepse nuk kishte pasur akses në qendrat e paraburgimit.

Dhe sipas  Berishës salla e gjyqit  në Hagë, ishte gracka, ku spiuni i Millosheviçit u kap si laraska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco