Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Prezantohet kandidati i pavarur i opozitës në Tepelenë, Gabriel Guni: Do punoj me vizion!

15:29, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

U prezantua këtë të shtunë  kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Gabriel Guni,  për Bashkinë e Tepelenës,  në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në takim morën pjesë deputeti i qarkut Gjirokastër Tritan Shehu, kreu i degës së PD, Dasho Aliko e përfaqësues nga opozitë të cilët shprehën vlerësimin dhe mbështetjen  për kandidaturën e tij.  Gjatë fjalës prezantuese, arkitekti i ri, Gabriel Guni tha se do të punojë me vizion e përkushtim për drejtimin dhe ndryshimin  e Tepelenës. Ndërkohë deputeti demokrat Tritan Shehu, shprehu bindjen, se në krye të Bashkisë, Guni do të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake

Në zgjedhjet e pjesshme  të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit, opozita do të garojë me kandidatë të pavarur.  Në Tepelenë, u prezantua këtë të shtunë, kandidati i pavarur Gabriel Guna, një arkitekt në profesion, i cili ka mbështetjen e  forcave të  opozitës dhe qarkut të Gjirokastrës.

Në aktivitetin  e prezantimit të tij, ku morën pjesë edhe deputeti i qarkut Tritan Shehu,  kreu i degës së PD në Gjirokastër Dasho Aliko dhe përfaqësues të opozitës, Gabriel Guni shprehu vizionin e tij për drejtimin e Tepelenës, ndërsa theksoi se do të punojë me këmbëngulje për ndryshimin e qytetit

Nga ana e tij deputeti deputet demokrat Tritan shehu,  shprehu vlerësimet për kandidaturën e Gunit dhe mbështetjen e PD, ndërsa tha se  në krye të bashkisë, Guni do tu shërbejë qytetarëve pa dallime partiake.  Edhe  kreu i demokratëve të Gjirokastrës, Dasho Aliko foli për rëndësinë që ka kjo kandidaturë e pavarur për  drejtimin e Bashkisë.

Ndërkohë i pyetur për gazetarët pas prezantimi, Guni  foli për mbështetjen  që ka marrë kandidatura e tij jo vetëm nga PD po i gjithë spektri opozitar

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit ku përfshihet edhe Tepelena, do të zhvillohen më 9 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco