Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Spahiu: Protesta për të akuzuarit në Hagë i dëmton ata, përplasje me narrativën e avokatëve

11:51, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Politologu Nexhmedin Spahiu, i ftuar në një intervistë në SYRI TV ka deklaruar se protesta e organizuar në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë jo vetëm që nuk i ndihmon ata, por mund t’u rëndojë pozitën juridike.

Sipas Spahiut, avokatët e mbrojtjes, të paguar nga qeveria e Kosovës me mbi 30 milionë euro deri tani, po ndërtojnë një linjë tjetër mbrojtjeje, duke theksuar se të akuzuarit nuk kanë qenë drejtues të UÇK-së me fuqi vendimmarrëse. Ai shton se organizimi i protestave në një shtet kundër një institucioni të një shteti tjetër, siç është rasti i Gjykatës Speciale, është i paprecedentë dhe i rrezikshëm, pasi nënvlerëson marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetjen e miqve të Kosovës.

Nexhmedin Spahiu: Kjo nuk është një protestë përkrahje për ata që janë në Hagë, sepse avokatët më të mirë në botë që i paguan qeveria e Kosovës dhe deri më tani ka paguar 30 milionë euro për ta, po ndërtojnë një narrativë krejtësisht tjetër. po ndërtojnë narrativën se të akuzuarit nuk kanë qenë një lloj zëdhënësi të UÇK, por jo edhe drejtues të UÇK. Pra, jo me fuqi të plotë. Ndërkohë që protesta i madhon ata si çlirimtarët e vërtetë, si njerëzit kryesorë, etj-etj. Çfarë do të thotë kjo. Do të thotë që vetë protesta ua rëndon situatën juridike atje, sepse protesta nuk është thjesht ndonjë argument për ti liruar. mund të jetë argument për t’ia rënduar situatën, për ta rrëzuar atë tezën e avokatëve të tyre.

E dyta, pavarësisht relacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë si vende vëllazërore, të një gjaku e një gjuhe, megjithatë bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme dhe të bëhet protestë në një shtet kundër një institucioni të një shteti tjetër. Kjo është njësoj sikur në Prishtinë të organizohet protestë kundër SPAK-ut, për lirimin e Ilir Metës. Është po e jëjta gjë. Në fakt, Gjykata Speciale në Kosovë, është e Kosovës, është treguar me ligj të posaçëm në Hagë me arsye të posaçme të cilat i ka parë parlamenti i Kosovës të domosdoshme. Ajo financohet nga miqtë e Kosovës, nga SHBA, BE, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe Turqia. Kështu që, të drejtohesh kundër një gjykate të tillë, do të thotë të drejtohesh kundër miqve të Kosovës, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe miq të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco