Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Antimafia po heton investigimet e Ranuccit për mafien shqiptare’/ Kepi: Ka dokumentuar lidhjet e krimit me kartelin Sinaloa

10:24, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi shprehet se kryefjalë e artikujve të mediave italiane, ka qenë mafia shqiptare dhe ultrasit e Interit, si pistat kryesore që Antimafia po ndjek pas atentatit që iu bë gazetarit të Report, Singfridio Ranicci, mbrëmjen e së enjtes.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e paradites, Kepi tha se mediat italiane i referohen veçanërisht mafies shqiptare, pasi zona ku jeton gazetari Ranucci i përket një zone mjaft problematike.

Sipas Kepit, Antimafia italiane ka marrë në analizë të gjithë punën e gazetarit Ranucci në sezonin e kaluar dhe investigimet që ai ka bërë për mafien shqiptare dhe lidhjet me kartelin e Sinaloas.

Denoncimi i Ranuccit tek Antimafia, menjëherë pas atentatit që iu bë, ngre alarmin për hetimin e mafies dhe bandave shqiptare që operojnë në zonën e bregdetit romak.

Në të gjitha mediat, artikujt i janë referur intervistës së Ranuccit, ai ka kapur tema që nga krimi i organizuar, politika dhe mafia shqiptare. Mediat italiane i referohen veçanërisht mafies shqiptare, zona ku jeton Ranucci i përket një zone problematike. Bashkia vetë është shtrirë nën filtrime mafioze. Në këtë zonë, siç thotë gazetari, ka një përqendrim të lartë të trafikantëve shqiptarë sa i përket menaxhimit të drogës.

Zonat bregdetare që merren me koncesion nga shteti, ka qenë burim konflikti mes bandave dhe klaneve mafioze. Edhe pak vite më parë në atë zonë është vrarë në atentat mafioz një shtetas shqiptar, dhe këtë fakt e ka sjellë pak ditë më parë edhe Nello Trocchia në librin e tij për mafien shqiptare. Janë disa pazlla, për pistat e mundshme të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Disa media kanë kryetitull faktin se janë të lidhur mafia shqiptare dhe ulrasit e Interit. Edhe në emisionin Report dhe librin e Trocchias, gjejmë mafien shqiptare dhe ulrasit, janë këto dy binarë, një pistë e ultrasit, mbi menaxhimin  tregut të shitjes së biletave. Logon e fanellave të skuadrave, por edhe krimin e organizuar shqiptar e mafien që operon në zonën e bregdetit romak.

Gjatë bisedës që ka pasur me Antimafian, është marrë në analizë puna e tij e sezonit të shkuar dhe dosjet e nxehta që ka trajtuar në emisionin Report, dhe dy temat për mafien shqiptare. Pas publikimit të dosjeve të nxehta në Shqipëri i kanë ardhur përmes avokatit, kërcënime për denigrimin e figurës së Ranuccit nga karteli i Sinaloa.

Janë fakte që i kanë kaluar Antimafies, janë mesazhe, dokumente, që avokati i ka vënë në dispozicion. Menjëherë pas këtij sinjalizimi, ai ka bërë denoncimin në Antimafien në Romë, ku ka vënë alarmin edhe për pistën e  kriminalitetit shqiptar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco