Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Nesho: UÇK-ja një pjesë e lavdishme e kombit, politika do të manipulojë popullin

Nesho: UÇK-ja një pjesë e lavdishme e kombit, politika do të manipulojë popullin

21:07, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ambasadori Agim Nesho tha në Ora News, se UÇK-ja është periudha më e lavdishme pas pavarësisë së vendit, prandaj është një gur shumë i rëndësishëm për shtetin shqiptar në rregullimin e një parregullsie historike.

Nesho: Është një kërkesë që e ka gjithë kombi shqiptar sepse UÇK-ja është periudha më e lavdishme pas pavarësisë së vendit, prandaj është një gur shumë i rëndësishëm për shtetin shqiptar në rregullimin e një parregullsie historike. Kjo gjykatë nuk ka arritur që të faktojë ato akuza të shtyra nga rusët dhe serbët, teksa tani thonë se kjo organizatë është udhëhequr nga një lidership që ka qenë një organizatë kriminale.

Politika duke qenë pragmatiste ka manipuluar popullin në cdo rast. Nuk i kemi të largëta idetë për ndryshimet e kufijve që hidhte Rama, apo kur manipulonte bashkëbisedimin me popullin kur thoshte se 60% e shqiptarëve duan Ballkanin e Hapur, edhe pse ishte një projekt anti-evropian. Kurti ka të drejt ë kur thotë se kemi pasur raste dhe nuk kemi zhvilluar politika në dobi të Kosovës, edhe kur kemi pasur ngjarje të rëndësishme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco