Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportit të tij në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që ai drejton, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD-së, Belind Këlliçi në lidhje me hetimet që po bëhen në Autoritetin Rrugor.
Dumani u shpreh se, drejtori aktual i ARRSH-së Gentian Gjyli është marrë i pandehur.
‘Është fakt publik që ish-drejtori i përgjithshëm i rrugëve është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim dhe është në fazën e gjykimit paraprak,’ tha Dumani, duke theksuar progresin e hetimeve.
Ai shtoi se ‘drejtori aktual i rrugëve Gentian Gjyli, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është fakt i njohur publik.’
Po ashtu, Dumani njoftoi se ‘ish-drejtori i KESH, Benet Beci është marrë i pandehur dhe po hetohet në kuadër të këtij procedimi penal.’
© SYRI.net