Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

'Komisioni i Venecias nuk e vë në dyshim' Zhulali: Kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas është deri në 2028

19:09, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një seri vendimesh antikushtetuese synojnë të japin fundin e mandatit një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  

Rasti i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja është prova më e qartë e një komploti institucional ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë Rama.

Ekspertja e Çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali thotë se kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas deri në 2028 nuk vihet në dyshim pasi Komisioni i Venencias e ka shprehur qartë.

“Po e nis me pak historik. Presidenti Meta dekretoi fillimisht Besnik Muçin si gjyqtar Kushtetues me mandat të plotë. E dekreti nuk ka vend as për ekuivok as interpretim. Më pas Muçi largohet nga detyra. Gara hapet në KED dhe pozicionin e zë Sonila Bejtja e cila merr mandatin e Besnik Mu֛çit që përfundon në vitin 2028, duke e marrë si vazhdimësi nga koha që zoti Muçi mori mandatin. As në kohën e zotit Muçi dhe as në kohën e zonjës Bejtja nuk është vënë në diskutim fundi i këtij mandati. Ka qenë gjithmonë mandat i plotë. Por meqënëse nisi të vihej në diskutim mandati i zonjës Zaçe, dhe pati një dorëheqje krejt të papritur nga Elsa Toska, në vend që të konsideroheshin mandate individuale, na doli një interpretim në grup. Pra na ikin dy a ta ripërtërijmë 1/3 e gjykatës. Kjo është shkelja kushtetuese për të grabitur mandatin e zonjës Bejtja brenda 2025.

Kur komisionit të Vencias iu kërkoi mendim për gjyqtaren Xhaferllari, ai ka bërë një  shterim të plotë të mandatit të gjyqtarit. Ka shtjelluar të gjitha variantet, cfarë parashikon ligji dhe ndryshimet ligjore.

Gjatë kohës që ne diskutonim me anëtarët e Komisionit të Venecias. ata ishin të skandalizuar si mandati i gjyqtarit kushtetues mund të jepej me pjesë, copëza.

Institucionit të presidentit iu desht të hapte disa herë vakancën dhe komisioni i Venecias e quajti të papranueshme. Sepse nëse cenon mandatin e një anëtari të gjykatës Kushtetues ke cënuar procesin e vendimmarrjes dhe integritetin e gjykatës Kushtetuese.”

Në 16 tetor në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet kohëzgjatja e mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate. Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi akuzoiikreun e Kuvendit Niko Peleshi se refuzon përfshirjen e opozitës në seancën mbi çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Sonila Bejtja u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor 2020 nga Ilir Meta, kur ishte President i Republikës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco