Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

'Tentativa për rrëmbimin e mandatit të Sonila Bejtjas në GJK', Logu: Mandati i saj përfundon në vitin 2028

18:59, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin "Task Force" në Syri TV, theksoi se parimi i paprekshmërisë së mandatit të gjyqtarëve kushtetues është konfirmuar qartësisht nga vetë Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 84 të vitit 2024, në rastin e gjyqtares Olta Zaqaj.

Duke iu referuar të njëjtit standard edhe për gjyqtaren Sonila Bejtja, Logu nënvizoi se çdo përpjekje për ndërprerjen e mandatit nga organi emërtues është antikushtetuese dhe cënon pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata:

I njëjti parim është konfirmuar edhe në vendimin e vitit 2024, vendimi nr. 84, për rastin e Olta Zaqajt. Kjo Gjykatë ka konfirmuar këtë parim, edhe pse Zaqajt i përfundon mandati më 10 mars 2025.
Pse? Sepse, në momentin që ajo është emëruar në detyrë, të gjitha dokumentet e emërimit të saj përcaktojnë si afat përfundimtar të mandatit datën 10.03.2025.

E njëjta gjë ndodh edhe në rastin e gjyqtares Sonila Bejtja. Në momentin që gjyqtarja Bejtja është emëruar, të gjitha dokumentet e emërimit kanë si afat përfundimi të mandatit vitin 2028. Kjo gjyqtare, në momentin që ka marrë detyrën dhe është betuar para Presidentit të Republikës, ka qenë në dijeni, e ka parë nga dokumentet zyrtare, se mandati i saj do të zgjasë deri në vitin 2028.

I njëjti parim i aplikuar në këtë rast do të thotë që gjyqtarja duhet të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.

Vetë Gjykata Kushtetuese thotë se, nëse organi emërtues bëhet jo vetëm organi që të zgjedh, por edhe organi që të përfundon mandatin, atëherë nuk ka më as pavarësi, as paanësi dhe as integritet të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco