Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Logu: Rama po grabit GJK për të emëruar gjyqtarë politikë qëllim mbrojtjen e pushtetit

18:43, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e "Task Force" në Syri TV, tha se po zhvillohet një skenar i koordinuar për kapjen përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese, me në krye Edi Ramën, ndërsa përfshirja e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Presidentit Bajram Begaj dhe së fundmi edhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, është sipas tij, provë e qartë e një tentative të hapur për të grabitur tre mandatet në Kushtetuese.

Sipas Logut, qëllimi është të emërohen tre anëtarë politikisht të kontrolluar nga mazhoranca, të cilët do të shërbejnë jo për të ruajtur integritetin dhe paanshmërinë e institucionit, por për të garantuar mbijetesën e regjimit të Edi Ramës përmes kontrollit të një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.

Logu thekson se kjo përpjekje antikushtetuese, e cila tashmë ka përfshirë edhe Presidentin e Republikës në mënyrë të paprecedentë, shkel çdo normë të ligjit dhe Kushtetutës, pasi Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë përfundimin e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata:

Duhet ta themi që ka një përpjekje të koordinuar të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me Presidentin Bajram Begaj dhe në këtë rast edhe me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të grabitur tre mandatet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, për t’i imponuar këta tre persona tre emërime në Gjykatën Kushtetuese, të cilët sigurisht nuk do të jenë aty për të përfaqësuar as interesin publik, as paanshmërinë dhe integritetin e institucionit, por për të përfaqësuar qëndrimet politike që do të mbajnë njerëzit e caktuar nga këta tre anëtarë të GJK-së.

Kuptohet që Niko Peleshi, ashtu si Bajram Begaj, nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të bindur të Edi Ramës. Ai që fshihet pas të tre këtyre personazheve, të vendosur në institucione kyçe të shtetit shqiptar, është Edi Rama, i cili po përpiqet me çdo mjet antiligjor dhe antikushtetues të rrëmbejë tre mandate në Gjykatën Kushtetuese.

Pikërisht nëpërmjet kësaj përpjekjeje, pjesë e së cilës është bërë edhe Presidenti i Republikës, dhe sot pamë edhe Kryetarin e Kuvendit, po përpiqen që më 16 të shqyrtohet një kërkesë e Presidentit të Republikës, e cila — nëse do të kishim një gjykatë të paanshme, të pavarur do të duhej të ishte rrëzuar që në shqyrtimin paraprak. Nuk duhej të merrej fare në shqyrtim si kërkesë, sepse është një kërkesë që i mungon qoftë baza kushtetuese, qoftë ajo ligjore. Presidenti i Republikës, në asnjë pikë dhe në asnjë nen të Kushtetutës së vendit, apo të ndonjë ligji, nuk ka të drejtë të kërkojë vetë përfundimin e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco