Kreu i SPAK Altin Dumani i la në dorë topin policisë për mos arrestimin e Vis Pojës gjatë operacionit “Ura” si dhe faktin që ekzekutimi i vendimeve të arrestimeve u shty me 3 muaj, dhe operacioniu u ndërmor pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin: Pse u vonua aq shumë veprimi për operacioni Ura. Nëse do kishte pasur ndërhyrje 10 ditë para zgjedhjeve jo pas, rezultati në Durrës do ishte ndryshe
“SPAK ka depozituar kërkesën për caktim mase sigurimi në mars 2025 vendimi i caktimit të masës është dhënë nga data 5 – 6 maj. Të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët tanë të skuadrës së përbashkët hetimore të Barit. Takimi me ta është bërë në 7 maj. Edhe ata kishin punë përgatitore për të bërë se shumica e autorëve u arrestua në Itali e u fiksua data 21.
Pse nuk u krye arrestimi?
Dumani: Nuk është detyrë e SPAK të arestojë njerëz. SPAK ngarkon policinë e shtetit për ekzekutimin e masës së sigurisë. S’mund të na kërkosh ne arrestimin”
Ndërsa afera miliardëshe me Alabarin po avancon dhe porti i vjetër i Durrësit po zhduket, Altin Dumani thotë se jemi akoma në fillesa të hetimit.
Oerd Bylykbashi: Rasti i portit të Durrësit, kemi bërë kallëzim për asetin strategjik më të madh, qoftë dhe deri ushtarak. A keni nisur hetime për këtë?
Dumani: ‘Porti i Durrësit’ ka nisur procedim penal dhe jemi në fazën e hetimit paraprak.
© SYRI.net